Aeroplani rrëzohet mbi banesa, 24 të vdekur

AKTUALITET


Të paktën 24 njerëz vdiqën pasi një aeroplan u rrëzua në një lagje me popullsi të dendur në qytetin Goma në Republikën Demokratike lindore të Kongos, menjëherë pas ngritjes nga pista të dielën.

Avioni, që ishte në pronësi të kompanisë lokale Bysy Bee, ishte nisur drejt qytetit të Beni, rreth 250 km në veri, thanë autoritetet lokale. Një zyrtar nga Busy Bee, tha se 19-vendëshi Dornier 228-200 u përplas me 16 pasagjerë dhe dy persona të ekuipazhit në bord.


Një dëshmitar në vendin e përplasjes tha se dy persona u shpëtuan para se të shpërthen avioni. Aksidentet ajrore janë relativisht të shpeshta në Kongo për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe mirëmbajtjes së dobët.

Të gjithë transportuesit tregtar të Kongos, përfshirë Bee Busy, janë të ndaluar të operojnë në Bashkimin Evropian. Një aeroplan mallrash, që po dilte nga i njëjti aeroport, u rrëzua një orë pas ngritjes në tetor, duke vrarë të tetë pasagjerë.




Skip to toolbar