AKSHI: Së shpejti bileta online, ulen kostot e transportit për qytetarët

AKTUALITET


Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se së shpejti do të nisë një investim i rëndësishëm në sektorin e transportit që do përmirësojë jetën e qytetarëve.  “Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit ç’ ka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.” – njofton AKSHI.


Nga ana tjetër, sipas kesaj Agjencie, investimi do të largojë përfundimisht informalitetin në këtë treg duke ndihmuar biznesin e transportit të ulë kostot dhe të rrisë konkurrencën në të mirë të qytetarëve shqiptarë. 


“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe AKSHI do të zbatojnë së shpejti e-transport për t’i dhënë zgjidhje këtyre problematikave në transportin ndërqytetës, si ;

• Rrjetit aktual me dublikime, i copëzuar;• Mungesës të së dhënave reale mbi fluksin e udhëtarëve;

• Mungesës së funksionimit të terminaleve (edhe në qytetet kryesore); 

• Mungesës së organizimit të agjensive private;

• Mungesës së stacioneve të qëndrimit;• Mungesës së informacionit për pasagjerët mbi linjat dhe oraret;

• Tregut informal të shërbimit dhe mundësisë për evazion fiskal;

• Shfrytëzimit të ulët të kapaciteteve dhe ndotjes së lartë të mjedisit; 

• Mungesës së iniciativave lehtësuese për nxitjen e investimeve në flotën e mjeteve;

• aksidentet rrugore. Me anë të këtij projekti synohet t’u jepet zgjidhje këtyre problematikave

• Krijimi i një database elektronike me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e subjekteve të transportit ndërqytetës;

• Krijimi i llogarive për shoqëritë e transportit ndërqytetës, Njësisë Menaxhuese të Terminalit dhe Agjencisë së Biletave;

• Aplikimi online ne portalin e-Albania për licencim/certifikim;

• Monitorimi i subjekteve nëpërmjet migrimit të të dhënave për zbatimin e kushteve të përcaktuara në licencë (oraret, frekuenca, itinerari);

• Mundësia e gjenerimit të skemave të subvencionimit të operatorëve;

• Përdorimi i të dhënave të e-transport për prerjen e biletave nga agjencitë, aplikacioneve të ndryshme ose pajisjeve të tjera;

• Përdorimi i të dhënave mbi fluksin për miratimin e linjave, orareve;

• Integrimi me sisteme të treta. Sa më sipër, projekti e-transport, do të sjellë formalizmin e rrjetit të transportit ndërqytetës duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimit për qytetarët dhe turistët.

Me anë të dixhitalizimit të këtij procesi, do të behet e mundur prerja e biletës edhe online nëpërmjet çdo telefoni apo kompjuteri, duke shmangur në ketë mënyrë vajtjen në terminalin kryesor dhe gjendjen përpara faktit ku mjeti i transportit që niset në atë orar nuk ka vende të lira.” – thuhet në njoftimin e AKSHI.


e-transport do të ndërlidhet në të ardhmen e afërt edhe me sistemin elektronik për menaxhimin e transportit brenda qytetas duke bërë të mundur blerjen e biletave të ndërthurura me një çmim më të lirë se sa blerja e tyre në mënyrë të veçantë. Sistemi do të ofrojë edhe blerjen e biletave javore ose mujore me qëllim uljen e transaksioneve të kryera nga udhëtari. 


Por çfarë sjell ky zhvillim, sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit? 
• Formalizim te tregut te transportit ndërqytetës;

• Rritje te ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale te taksave;

• Lehtësim për udhëtaret ne blerjen e biletave te veçanta ose te ndërthurura;

• Mundësi planifikimi fluksi nga ana e shoqërive të transportit ndërqytetës;

• Kontroll me efikas i shoqërive te transportit ndërqytetës nga ana e institucioneve shtetërore;

• Statistika për numrin e udhëtareve për secilën linje me qellim koordinimin e investimeve te shoqërive te transportit dhe te vete administratës shtetërore.  Projekti e-transport do të sjellë gjithashtu edhe dixhitalizimin e procesit të aplikimit, trajtimit, dhe miratimit ose refuzimit të pajisjes me licencë transporti te shoqërive te transportit ndërqytetës. I gjithë procesi do të kryhet online, ku tashmë të gjithë qytetaret dhe bizneset janë të ndërgjegjshëm për efektet pozitive që vijnë nga kjo mënyrë ofrimi shërbimi:

• Ulje kostosh;

• Shërbim me i shpejtë;

• Aplikim online nga kudo dhe kurdo, duke mos u shqetësuar nëse ka kaluar ora 16.30 e mbylljes se zyrave te institucionit, apo për largësinë qe ka nga zyra e biznesit. 




Skip to toolbar