Aksident në Durrës, “Benz”-i përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Maminas, Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





Skip to toolbar