Aksident në Elbasan, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

AKTUALITET


Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e së dielës në Selitë të Elbasanit gjatë të cilit kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një tretë. Policia tha se kanë ndërruar jetë Agron Shermlli, 48 vjeç dhe Agim Menci 50 vjeç.

Nga burimet policore mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë gjatë transportimit në spital, ndërsa nuk dihet identiteti dhe gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet i plagosuri. Selita është fshati i fundit i qarkut Elbasan që e ndan atë me Kuçovën ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 1 të treti.





Skip to toolbar