Aksidenti tragjik në Këlcyrë me tetë viktima, dy të arrestuar

AKTUALITET


Për sa i përket aksidentit me 8 viktima ne Këlcyrë, për llogari të policisë së Gjirokastrës janë arrestua dy persona nga Shkodra që dyshohet se janë pjesë e një grupi të trafikut të klandestinëve.

Të arrestuarit janë Agustin Gjeta 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës dhe Ramazan Dekovi 23 vjeç po nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.


Sipas hetimeve të policisë së Gjirokastrës emigrantët janë me origjinë nga Pakistani, ndërsa deri më tani janë kryer 4 identifikime të viktimave.




Skip to toolbar