Akuzat e Thaçit për vrasjen e gazetarit, Klosi: Nuk flet kot. Analisti Kajtazi: E dyshimtë

Më të fundit


Deklarata e Presidentit të Kosovës, që akuzoi ish-kryeministrin Berisha se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Ali Uka, ka sjellë hapjen e një debati për akuzat e ndërsjella të këtyre dy personazheve.

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka komentuar akuzat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzoi ish-kryeministrin Berisha se më 30 korrik 1997 urdhëroi vrasjen e gazetarit Ali Uka, sepse ishte në dijeni të takimeve të tij me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin. Për ish-kreun e SHIK, deklarata e Thaçit është shumë e fortë dhe beson se akuzat kanë argumente.


“Për vrasjen dijeni konkret nuk kam po dua t’i besoj Thaçit, kjo deklaratë është shumë e fortë  dhe jam i sigurt që nuk e thotë kot. Pavarësisht se thuhet në një periudhë konflikti midis dy njerëzve por deklarata është shumë e fortë. Unë besoj që Thaçi ka argumente në favor të kësaj teze që ka shtruar”, ka thënë Klosi.

Po ashtu për deklaratat e Thaçit ka reaguar edhe ish-anëtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme në qeverinë e paraluftës në Kosovë, analisti Fadil Kajtazi, i cili është kundërshtar i Thaçit. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai thotë se “fakti që kjo vrasje është fillim i një serie vrasjesh te kundërshtarëve politikë të Thaçit, vetvetiu krijon hapësirën për dyshime, për të cilat drejtësia duhet të japë një vendim”. Megjithatë, “kjo nuk e lidh Thaçin me vrasjen e gazetarit”, pasi sipas tij, “natën që ka ndodhur vraja, Thaçi ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje”.




Skip to toolbar