Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka konfirmuar publikisht se pas 11 majit, do të bashkëpunojë vetëm me Partinë Socialiste, ashtu si në vitin 2021.
Doshi qartësoi votuesit e tij në Korccë, se PSD ka vetëm një aleat të mundshëm, dhe nuk do të bashkojë asnjëherë votat, për të risjellë Sali Berishën në pushtet.
“Ne do të bashkëpunojmë sërish me PS. Ne luftojmë për mandatet tona. Ne nuk luftojmë që të risjellim Sali Berishën në pushtet.”
Ai madje sqaroi, se Partia Social Demokrate nuk synon të hajë mandatet e Partisë Socialiste, por ka për qëllim të marrë medaljen e bronxit, atë që nga 2009, e ka mbajtur LSI si king-maker.
“Ne jemi forca e tretë politike. Nuk i prishim punë, ne smarrim mandate të PS. Ne duam mandate të PSD. “
Një përgjigje e kishte dhe për Sali Berishën, akuzat dhe diversionet që është përpjekjur të bëjë doktori me PS dhe PSD.
“Ne këtë betejë nuk e kemi për të marrë poste politike.8 vjet ndjeti Berisha në pushtet, pse nuk i la spitalet plot me ilaçe.”
Tom Doshi synon të marrë një mandat në Korccë, ndërsa vetë si kryetar partie kandidon në Shkodër. Në bastionin e djathtë, Doshi ka shpallur objektivin për 3 mandate të PSD.