Ali Khamenei: Sulmi ndaj bazave ushtarake ishin “shuplakë në fytyrë” ndaj SHBA

AKTUALITET


Në një fjalim të mbajtur të mërkurën, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se Irani i dha SHBA-së “një shuplakë në fytyrë”. Ai iu referua sulmit ndaj dy bazave ushtarake amerikane.

“Aksioni ushtarak në këtë mënyrë nuk është i mjaftueshëm. Ajo që ka rëndësi është se prania e Amerikës në këtë rajon duhet të marrë fund”, tha Khamenei. Ai shtoi gjithashtu se SHBA u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një “terrorist”, që sipas Khameneit “është e padrejtë”.


“Populli i Iranit dha një përgjigje shtypëse”, tha Khamenei, ndërsa turma brohoriste, “vdekje për Amerikën”. Më tej, Udhëheqësi Superim i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se “ky rajon nuk e pranon praninë e SHBA”.

Në deklaratën drejtuar kombit të mërkurën, Khamenei vlerësoi gjeneralin e vrarë Qasem Soleimani, duke e quajtur “të guximshëm”.




Skip to toolbar