Baze: 1 Maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptarë

Më të fundit


Ky është ndoshta 1 Maji I parë, që e gjen Shqipërinë jo pa klasë punëtore, por pa punëtorë. Rritja e beftë e industrisë së turizmit në Shqipëri, sidomos në sektorin e shërbimeve, ka bërë që qindra biznese të jenë në krizë të thellë për punëtorë edhe pse oferta për rrogat e punonjësve të turizmit në Shqipëri është aktualisht më e lart se e shqiptarëve që punojnë në Greqi.

Rrogat e pastruesve fillojnë nga 1 mijë euro, ndërsa për kamerierë banakiere apo kuzhinierë, çmimet janë shumë më të larta. Këtu nuk llogariten kostot e strehimit dhe ushqimit të tyre të përqendruara në bregdet ku çdo dhomë shitet shtrenjtë.


Ky është 1 Maji I parë, që punëtorët kanë vënën nën këmbë sipërmarrësit pa bërë grevë, pa bërë protesta dhe mbi të gjitha pa bërë ndonjë beteje për pagat e tyre. Tregu I ri I turizmit, po merr hak për gjithë padrejtësitë ndaj punëtorëve në të shkuarën, për pagat e ulëta, shfrytëzimin jo njerëzor të tyre dhe mbi të gjitha për mungesën e një politike shtetërore mbi punësimin e njerëzve në sektorin e turizmit.

Duke qenë sezon I shkurtër katër mujor, investitorët e turizmit po përpiqen ti drejtohen tregut të fuqisë punëtore në Azi, por dhe aty kanë problem e veta. Shqipëria ka ndaluar tregun e importit të punëtorëve nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe disa vende të tjera, pasi janë keqpërdorur nga agjencitë për të udhëtuar drejt Evropës pasi mbaron sezoni, ndërkohë që dhe nga vendet që ende lejohet të marrim punëtorë, nuk ka ndonjë eficencë të kënaqshme sa i përket ambientimit të tyre me tregun e punës këtu. Po ti shtosh këtu dhe mungesës së seriozitetit të shtetit tonë kur aplikon për një vizë shqiptare që nuk të vjen kurrë përgjigjja nga SHISH apo institucionet e tjera, ky treg përballet dhe me histori korrupsioni.

Por sidoqoftë ai treg mbetet një zgjidhje.

Problemi është si ta zgjidhim në mënyrë afatgjate dhe të qëndrueshme tregun e punës për turizmin.

Greqia fqinji jonë me një industri të vjetër turizmi, ka përfshirë qeverinë në mbrojtjen e tregut të turizmit, duke I detyruar hotelet e bregdetit me sezon gjashtë mujor ti paguajnë një asistencë prej 40 për qind të pagës punëtorëve gjatë dimrit për ti rimarrë në punë ën verë .

Këtu kontribuon dhe qeveria duke paguar siguracionin e tyre dhe një kompensim tjetër, natyrisht jo në 100 për 100 të pagës.

Kështu në një farë mënyre krijohet një mundësi për burime njerëzore shqiptare në këtë treg, të cilët nuk bëjnë çdo vit “markato” se sa shitet në Borsh, sa shitet në Dhërmi apo sa shitet në Velipojë, por ruan të ënjtin vend pune dhe vazhdon të kontribuon aty duke stabilizuar dhe vetveten por dhe operatorin ku punon.

Shqipëria duhet ta bëj zyrtare tregun e përkohshëm të turizmit prej gjashtë muaj, ndoshta nga 15 prilli më 15 tetor, ku punëdhënësit duhet ti paguajnë pagat e plota, dhe pastaj të gjendet një sistem kompensimi për gjashtë muajt e tjerë ku përfshihet pagat e pjesshme dhe siguracionet.

Me investimet që qeveria ka lincesuar në truizëm, pas pes vitesh tregu shqiptar dhjetëfishohet, dhe kjo krizë që po ndjehet tani, që sapo ka filluar investimet pas disa vitesh do të jetë shumëfish më e madhe.

Siç ka ardhur puna, këtë 1 Maj duhet të dilnin në rrugë të protestonin sipërmarrësit e turizmit në vend të punëtorëve që mungojnë. Dhe ata nuk mungojnë nga dëshira e tyre, por nga sjellja e shoqërisë me ta, nga mungesa e politikave sociale që furnizojnë tregun e shërbimeve turistike dhe arratisja në Evropë të cilën e kanë tek dera dhe u mjaftojnë disa muaj punë në vit për të jetuar gjithë vitin në Shqipëri pa probleme.

Ata po protestojnë duke munguar jo në bulevard për 1 Majin, por duke munguar në tregun e punës së Shqipërisë.

Ky 1 Maj është fillimi I një epoke ku nëse nuk marrim masa, në rrugë do keni sipërmarrësit në vend të punëtorëve.




Skip to toolbar