Angela Merkel në Tiranë më 14 shtator

AKTUALITET


Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator. Ajo ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.


Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie.




Skip to toolbar