“Antikorrupsioni”/ Frrok Çupi: Më shumë fiton opozita, por nuk do që lufta ndaj korrupsionit të bëhet

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi thotë se nga komisioni i posaçëm antikurrpsion, më tepër fiton opozita, pasi kjo e fundit nuk ka zhvilluar opozitarizëm në parlament.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se opozita nuk do të të bëhet lufta kundër korrupsionit.


“Njeriu më i afërt që siç thotë është opzoita, që është Ahmetaj, e ka perceptuar këtë gjë që Rama nuk ka asgjë në dorë në drejtësi, dhe mund ta shajë Ramën sa t’i dojë qejfi. Sigurisht, RAI këtë përmendi, ashtu ishte ndërtuar intervista. Nuk ka asnjë argument, asnjë fakt.

Mazhoranca është në një nivel glorifikues politikisht, fakti që ndodh me Italinë dhe me Shqipërinë, ndodh për arsye se janë dy qeveri të cilat gjallojnë në Evropë, janë dy qeveri që bëjnë lajm, bëjnë akt. Meloni pritet sipas të gjitha gjasave dhe analizave të thella, pritet të jetë “kingmaker” për parlamentet evropiane.

Meloni po dëshmon se mund të jetë një prej shtyllave të Evropës, në rast rreziku të madh. Të gjitha sulmet vijnë, janë dy qeveri, punojnë, prosperojnë. Zgjidhja që i dhanë emigracionit, është një zgjidhje.

Cila është nevoja? Nevoja është për të angazhuar të gjithë, ajo që fiton më shumë është opozita. Opozita ka dalë nga parlamenti, është inerte. Nuk kërkon asnjë ndryshim pozitiv, përveçse klonimin e Ramës. Duan të klonojnë Ramnën dhe të bëhet një prej tyre, të bëhet Ramë. Gjë e pamundur. Duan pushtet, nuk duan angazhim. Askush nuk ndjen dashuri për njerëzit e opozitës. Nuk do opozita që lufta kundër korrupsionit të bëhet”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar