Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn dhe 3 anëtarët e grupit të tij

AKTUALITET


Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese dosjen ndaj e Moisi Habiljat, dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Në maj të vitit 2021 GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar ishin edje 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1.       “Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

§  Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

§  Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit  333/a  të Kodit penal  dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.

§  Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

§  Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.

§  Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

2.       Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

§  Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

§  Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

§  Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.

§  Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

3.       Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

§  Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

§  Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

§  Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.

§  Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

4.       Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

§  Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., për veprën penale “Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

§  Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

§  Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim.

§  Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

5.       Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”.

§  Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.’- njofton GJKKO.




Skip to toolbar