Armëpushimi në Gaza/ Trump: Izraeli e ka pranuar, Hamas të bëjë të njëjtën gjë

BOTA


Presidenti Amerikan Donald Trump, bëri thirrje të martën që militantët e Hamasit, të mbështetur nga Irani, të pranojnë një “propozim final” për armëpushim 60-ditor me Izraelin në Gaza, nje marreveshje armepushimi kjo e hartuar nga SHBA e cila do ti dorëzohet paleve nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se përfaqësuesit e tij patën një takim “të gjatë dhe produktiv” me zyrtarë izraelitë për situatën në Gaza. Ai nuk i identifikoi këta përfaqësues, por ishte parashikuar që përfaqësues special i SHBA-së, Steve Witkoff, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Zëvendëspresidenti JD Vance të takoheshin me Ron Dermer, këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump tha se Izraeli ka pranuar kushtet për finalizimin e armëpushimit 60-ditor, gjatë së cilës SHBA-ja do të punojë me të gjitha palët për të ndalur luftën. “Shpresoj qe per te miren e Lindjes se Mesme Hamas te pranoje marreveshjen sepse nuK do te behet me mire. E gjitha kjo vetem sa do te behet me keq per ta” shkroi Trump ne Truth Social.

Ai po ashtu shprehu shpresën se një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve do të arrihet javën e ardhshme gjatë takimit të tij me Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Hamas ka deklaruar se është i gatshëm të lirojë pengjet e mbetura në Gaza në rast të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, por Izraeli kërkon që luftëtarët e Hamasit të jenë të paarmatosur dhe organizata të shpërbëhet, kusht që refuzohet nga Hamas.

SHBA ka propozuar një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e gjysmës së pengjeve në këmbim të lirimit të disa të burgosurve palestinezë dhe eshtrave të të tjerëve. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se Izraeli ka pranuar propozimin e SHBA-së për armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, duke lene tashme përgjegjësinë mbi Hamasin. Trump dhe ndihmësit e tij duket se po përpiqen të shfrytëzojnë momentin nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane, si dhe armëpushimit e vendosur per atë konflikt, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme edhe per luftën në Gaza.



Skip to toolbar