Arrestohet shqiptari me 20 kilogramë kokainë në Itali

AKTUALITET


Në Siena të Italisë janë sekuestruar 20 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në makinën e shqiptarit, i cili banonte në Val d’Elsa.

Ai mori vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore dhe po lëvizte me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara. Shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet italiane.


Pas manovrës, policia e ndoqi atë deri në oborrin e një shtëpi. Nga kontrolli në makinë u gjet sasia e kokainës dhe po ashtu bashkë me të, u vu në pranga edhe një italian. Kontrollet nuk përfunduan këtu. Autoritetet gjetën në banesë një laboratorë droge, brenda të cilit kishte lëndë të tjera për përpunimin dhe përgatitjen e drogës. Policia sekuestroi dhe disa celularë, disa prej tyre të koduar, ndërkohë hetimet vijojnë për të arrestuarit, të cilët tashmë do të përballen me akuzën e trafikut të drogës.




Skip to toolbar