Arsenal bën “poker” ndaj Valencias dhe shkon në finale (video)

SPORT


Arsenal ishte ekipi i parë që preu biletën për në finalen e madhe të Europa League, pasi mundi Valencian me rezultatin 4-2 në Spanjë. Skuadra e Unai Emery vinte me avantazhin e fitores në ndeshjen e parë 3-1 në Angli, duke e pasur më të lehtë kualifikimin për në finale.

Megjithatë, vendasit e nisin shumë mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 11′, por Aubameyang ka barazuar vetë gjashtë minuta më pas. Pjesa e parë mbylket me barazpeshë në rezultat, ndërsa pas pushimit Alexandre Lacazette ka kaluar Arsenalin në avantazh.


Vendasit nuk dorëzohen dhe kërkojnë të bëjnë diçka. Për këtë është autori i golit të oarë, Gameiro që realizon në minutën e 58′ duke barazuar shifrat. Mirëpo Aubameyang shënon përsëri dhe kalon të tijët në avantazh.

Aubameyang ka plotësuar tripletën e tij në minutën e 88′ duke e çuar Arsenalin në finalen e madhe të Europa League, e njëkohësisht duke i krijuar mundësinë skuadrës së tij që të fitojë një trofe këtë sezon.




Skip to toolbar