Arsenal drejt gjysmëfinales, Chelsea shënon në fund

Më të fundit


Arsenal ka mundur Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Topçinjtë e Lindrës fituan në “Emirates” me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar qënë pjesën e parë të takimit.

Dy gabime të mbrojtjes kundërshtare janë shfrytëzuar në mënyrë perfekte nga Arsenal, me Ramsey që shënoi golin e parë dhe Koulibaly që ishte autor i autogolit të dytë, që i dha fitoren anglezëve.


Napoli u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por nuk është afruar golit dhe duhet të bëjë një lojë të përsosur për ta përmbysur ndaj Arsenal në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë Chelsea ka vuajtur për të gjetur golin e avantazhit, por ia ka dalë në minutën e 86’ të takimit me Marcos Alonso-n duke fituar 1-0 ndaj Slavia Prague.

Sarri kishte bërë shumë ndryshime në prag të ndeshjes me Liverpool në fundjavë, nuk luanin lojtarë si Hazard dhe Higuain. Gjithsesi, The Blues ishin ata që kontrolluan ndeshjen dhe në fund shënuan një gol të merituar.

Benfica, e ndihmuar nga një karton i kuq i marrë nga mbrojtësi Frankfurt, N’Dicka, në minutën e 20-të, ka fituar 4-2 ndeshjen e parë  në shtëpi. Ka shkëlqyer talenti Joao Felix me tripletën e parë në karrierën e tij.

Valencia ka mposhtur 3-1 Villarreal në fushën e këtyre të fundit duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.




Skip to toolbar