“Artur Zheji e bëri vajzën time dashnore të ministrit”

AKTUALITET


Kryeministri Rama i përmendi me emër gazetarët “protestues” kundër paketës anti-shpifje duke deklaruar se ata e kundërshtojnë këtë nismë të qeverisë vetëm se kanë shpifur përmes prodhimit të lajmeve të rreme dhe tani i duhet të paguajnë për gabimet e tyre. Rama përmendi rastin e Artur Zhejit, i cili vetëm pak ditë më herët u dënua nga gjykata për publikimin në median e tij të lajmin se vajza e Edi dhe Linda Ramës, Rea është e lidhur me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

“Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe pasi humbi gjyqin që e detyroi të bënte përgënjeshtrim, tani thotë se do të largohet nga Shqipëria po u miratua ky ligj”, tha Rama në Kuvend, ndërsa theksoi se “lajmet e rreme dëmtojnë jetën e njerëzve, shkatërrojnë bizneset dhe vetëm pak ditë më herët një burrë ndërroi jetë pas publikimit të lajmit se do të shemben nga tërmeti spitali i Durrësit”.


“Më 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm, ka humbur jetën një baba, dhe janë plagosur dhjetëra njerëz, sepse dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshinte 100 të vdekur në morgun e spitalit duke krijuar një situatë kaotike me familjarë që kishin humbur kontakt me anëtarët e familjes që ishin shëndoshë e mirë dhe u turrën tek morgu”, tha Rama.

Sipas kryeministrit ata që dalin kundër nuk kanë lexuar projektligjin. Ai theksoi se të paktën 20 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen dhe lajmet e rreme.




Skip to toolbar