Associated Press: Vera e “nxehtë” e 2024

Më të fundit


Pa dyshim vera e 2024 do të hyjë në historinë amerikane si një nga periudhat e mbushura plot me ngjarje të papritura politike.

Associated Press, në një analizë të gjatë rëndit të gjitha zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë tërhequr vëmendjen të gjithë mediave ndërkombëtare.

Pra, çfarë ndodhi konkretisht?

Gjithçka filloi më 27 qershor, ku presidenti amerikan Joe biden dhe ish kreu i Shtëpisë së Bardhe Donald Trump u takuan në Atlanta për të zhvilluar debatin e tyre të parë presidencial.

Përballja ballë për ballë, nxori në pah dobësitë e kandidatit demokrat. Performanca e Biden, e mbushur me pengesa dhe pauza të sikletshme, alarmoi demokratët, duke ngritur dyshime nëse ai mund ta mposhte Trump në nëntor.

Për disa jave, Biden dhe ekipi i tij pretenduan se bëhej fjalë thjesht për një natë të “keqe” duke insistuar se presidenti do të vazhdonte normalisht fushatën e tij.

 “Unë nuk eci aq lehtë sa dikur. Nuk flas aq mirë sa dikur. Nuk debatoj si dikur. Por unë e di atë që di. Unë di të them të vërtetën”, tha Joe Biden.

Por ndërsa nisi një debat i brendshëm në partinë demokratike, me 13, një person në Butler të Pensilvanisë hapi zjarr ndaj Trump, teksa ky i fundit po zhvillonte një tubim elektoral.

Ish presidenti Trump mbeti i plagosur në vesh, ndërsa një prej mbështetësve të tij mbeti i vrarë. Përpjekja për vrasje e habiti kombin dhe riktheu në fokus kërcënimet e dhunës politike.

Dy ditë pas atentatit, filloi Konventa Kombëtare Republikane. Ndërsa pranoi nominimin për president, Trump u ndal të “mundësia e tij e dytë” për të jetuar pas të shtënave me armë zjarri.

 “Mund të jetë vetëm një plumb mendova. Unë e lëviza dorën dhe ishte e mbuluar me gjak, gjak në të gjithë vendin”, tha Trump.

Më 21 korrik, nën presionin në rritje të demokratëve, Biden njoftoi se do të tërhiqet nga gara presidenciale.

“Unë ia kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim kombit tonë. Si shumë të tjerë. Unë jam bekuar, një milion herë në këmbim”, tha presideni amerikan.

Biden mbështeti Zëvendës Presidenten Kamala Harris për tu me përballur Trump, duke ndezur edhe njëherë “shpresën” për fitore në partinë Demokratike.

“Pra, momenti i kësaj gare po ndryshon. Dhe ka shenja që Donald Trump po e ndjen atë.”

Harris u drejtua më vonë Konventës Kombëtare Demokratike në Çikago, ku ajo pranoi nominimin e partisë për president.



Skip to toolbar