“Astiri”, IKMT nis prishjen e banesave. Banorët përplasen me policinë, 10 të lënduar

AKTUALITET


Të paktën 6 banorë  të zonës së Astirit dhe 4 efektivë policie mbetën të plagosur mëngjesin e të martës në Tiranë. Banorët e Astirit, që janë kundër prishjes së banesave dhe ndërtimeve që preken nga projekti i “Unazës së Re”, janë përplasur me policinë rreth orëve të para të mëngjesit. Të martën, rreth orës 06:00, fadromat e IKMT nisën punën për të shembur ndërtimet që i hapin rrugë projektit të “Unazës së Re” në zonën e Astirit.

Por inspektorët u përballën me rezistencën e banorëve, që prej më shumë se një viti protestojnë kundër shembjes së objekteve të tyre. Banorët e ndërtesave që do të shemben, kaluan natën zgjuar  duke pritur fadromat e IKMT, ndërsa forca të shumta policie shkuan në zonë.


Sapo fadromat  e IKMT kanë nisur shembjen e objekteve, banorët janë kundërvënë duke i sulmuar. Sipas raportimeteve paraprake, banorët goditën me bomba molotov dhe sende të forta punonjësit e policisë. Ndërkohë, efektivët Blu, kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetart që nuk lejonin prishjen e ndërtesave ku kalon gjurma e projektit të “Unazës së Re”.

Më herët IKMT kishte vendosur një afat për banorët që të lironin banesat e tyre në mënyrë vullnetare, por një një e tillë nuk ndodhi. Në këto kushte, Inspektorati Kombëtar Mborjtjes së Territorit shkoi mëngjesin e të martës për të prishur banesave në “Astir” duke i hapur rrugën projektit të “Unazës së Re”.




Skip to toolbar