Atentati ndaj Preng Gjinit, Klodiana Lala në RealStory: E ngjashme me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, autorët dhanë mesazh të qartë

AKTUALITET


Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka bërë një paralelizim mes atentatit të Preng Gjinit në Tiranë dhe atij të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, po në shtator, por 11 vite më parë në mes të Vlorës.


Sipas saj kur u njoftua për atentatin me eksploziv tek Ura e Selitës, ngjarja e parë që i erdhi ndërmend ishte pikërisht ajo e gjyqtarit Konomi.

Lala thekson se autorët dhanë një mesazh të qartë, teksa shton se me shumë mundësi atentati vjen prej përplasjes së fortë të fiseve Gjini- Reçi.

”Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku ësthë gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë.

Krimi i organizuar nuk pyet nëse vret dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet. Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë. Ky është vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar me kallashnikov para Katedrales në Rrëshen, para familjes së tij.

Bëhet fjalë për një përplasje të fortë të fiseve në Rrëshen. Vëllai i tij ka qenë pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.”- tha Lala.