ADN konfirmon: Rraja ishte në makinën që i bëri atentat Ndojës

AKTUALITET


Provat ndaj Redjan Rrajës, i arrestuar si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, sa vijnë dhe shtohen. Instituti i policisë shkencore ka dalë në përfundimin se në makinën nga u qëllua me kallashnikov drejt makinës së Arjan Ndojës ka qenë i pranishëm edhe Redjan Raja. Prezenca e tij në këtë makinë, lidhet edhe me një provë (pështymë) të sekuestruar në një nga kapuçat e gjetur brenda në makinë. Prokuroria ka bërë ekspertizën e ADN-së së tij dhe ka dalë në përputhje me ADN-në e gjetur në sendet në makinën e përdorur nga autorët dhe që e braktisën në fshatin Shkafanë të Ishmit. Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën dhe se kampionet e përftuara nga sendet e marra në makinën e autorëve janë të përputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku (i cili humbi jetën një javë pas atentatit në spital), dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.


Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve në një palë syze, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.




Skip to toolbar