Çështja “Geronti”, Bardhi vjen “pa forcë” dhe mbron Babalen në Gjykatë

AKTUALITET


Mesditën e të mërkurës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ështëparqitur në Gjykatën e Tiranës, pasi ishte thirrur për të dëshmuar për dosjen “Babalja”. Bardhi është paraqitur vetë në gjyq, duke shmangur shoqërimin me forcë, pasi më herët ishte kërkuar shoqërimi i tij me forcë për në gjykatë. Pas dëshmisë në procesin gjyqësor, Gazment Bardhi e ka justifikuar këtë gjë, duke u shprehur se ‘jam njoftuar nga media se duhet të paraqitesha sot në gjykatë”.

Ndërsa, më tej, ai ka folur edhe për takimin me Fredi Alizotin, duke mohuar që të ketë pasur një takim, ndërsa ka shtuar se ka takuar vetëm Albert Veliun, personi i cili bëri denoncimin për vëllain e ish-ministrit Xhafaj. “Jo nuk pati asnjë përballje me Fredi Alizotin, atë zotëri e shikoja për herë të parë dhe nuk jam takuar kurrë me të. Me Albert Veliun, jam takuar darkën e ditës që bëmë denoncimin e vëllait të ish-ministrit Xhafa.” u shpreh Bardhi.


Më tej, numri dy i PD-së, e ka cilësuar ‘gjyq të montuar politikisht’ ndaj denoncuesve dhe përfaqësuesve të opozitës’. “Mendoj që çdo denoncim i PD që ka bërë për përdorim politik me qëllim mbrojtjen e vëllai të ish ministrit vijon sot e kësaj dite. ka patur një cështje në prokurori për përfshirje dhe sot nuk ka asnjë rezultat mbi këtë hetim. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se ka nisur një hetim pasuror ndaj tij dhe edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, askush nuk di se c’po bëhet me këtë proces. Kjo provon se ky proces është i montuar politikisht ndaj denoncuesve dhe përfaqësuesve të opozitësve. Qëllimi i tij është të intimidojnë përfaqësues të opozitës të mos denoncojnë”, shtoi Bardhi.

Ky është një tjetër sulm i opozitës ndaj gykatës, që tashmë është në fazën e mbledhjes së dëshmive nga personat që kanë lidhje me ngjarjen, dhe pritet të japë vendimin. Ndërkohë, Fredi Alizoti, është një nga personat kyç në këtë proces, pasi ai dëshmoi, duke rrëzuar pretendimin e PD, se në audiopërgjimin “Babalja”, është i përfshirë Agron Xhafaj, vëllai i ish-minstrit Fatmir Xhafaj. Sipas Alizotit, në zërin tjetër të dëgjuar në bisedën me Albert Veliun, pretendohet se është ai, pra Alizoti, që bisedon me ‘Babalen’ dhe jo Agron Xhafa. Megjithatë, për këtë çështje janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë, pëfshirë dhe ish kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.




Skip to toolbar