Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 57-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu”.


Policia raporton se dyshohet se 57-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur ka rënë në gropën e ashensorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar