Tërmeti në Turqi, 18 të vdekur e 400 të plagosur. Kërkime në rrënoja me duar, ngrihen grupet e shpëtimit

Turqia po kalon momentet e saj më të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës righter, ndërsa bilanci tragjik po rritet nga minuta në minutë. Mediat turke raportojnë se deri në mesnatën e së pretmes numri i personave që kanë humbur jetën është 18, ndërsa mbi 400 persona kanë mbetur të plagosur.

https://youtu.be/lkXDL-OnhKQ

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës righter përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre. Në një video vihet re një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë një pallat në këtë qytet. Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Flitet vetëm për dy persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha.

https://youtu.be/DGoxfvxKN64

Siç raportoi dhe më herët ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, deri më tani flitet për 5 ndërtesa të shembura. Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero. Puna më e vështirë është ajo e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët po gërmojnë me duar nën gërmadha, ndërsa temperaturat që shkojnë deri në -7 gradë celsius vështirësojnë punën e tyre.

Zyra e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë tërmet. Në reagim thuhet se situata po ndiqet nga afër. “Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, thuhet nga presidenca e Turqisë. Më tej, në reagim thuhet: “Jemi të gjithë në terren dhe po kujdesmi për të lënduarit nga tërmeti. Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrice. 4 nga qytetarët tanë vdiqën. Ka dhjetëra të plagosur. Përsëri, u raportua se 10 ndërtesa janë dëmtuar në qendër të Elazig.  Nuk ka humbje jete ne qender te Elazig. Ekzistojnë gjithashtu vlerësime se disa ndërtesa janë dëmtuar në Malatya. Ky është informacioni që mund të sigurojmë deri më tani. Mbi 5 tërmete të mëpasshme u ndjenë në rrethet fqinje”, thuhet në reagim.

Virusi kinez vjen dhe në Europë

Franca deklaron se ka konfirmuar dy raste pozitive të koronavirusit, ka njoftuar ministri i shëndetësisë. Është hera e parë që virusi vdekjeprurës është konfirmuar se ka infektuar njerëz në Evropë. Virusi, i cili e ka origjinën nga Wuhan Kina, ka vrarë 26 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 800. Shumica e rasteve kanë qenë në Wuhan, ku virusi besohet të ketë origjinën në një treg që tregtohej në mënyrë të paligjshme kafshë të egra.

Kina aktualisht është në bllokim në një përpjekje të dëshpëruar për të frenuar përhapjen e virusit, me autoritetet që mbyllin një pjesë të Murit të Madh dhe pezullojnë transportin publik në 10 qytete. Ndërkohë Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar përballen me teste të vazhdueshme për koronavirusin pasi Zyrtari Kryesor i Mjekësisë për Anglinë tha se ekziston një “shans i drejtë” Britania do të shohë që rastet të shfaqen. Të Premten pasdite qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se 14 raste të dyshuara ishin provuar negative, por njerëzit e mëtejshëm duhej të testoheshin.

Turqi, sizmiologu: Mund të jetë çarë korja e tokës

5 persona të vdekur dhe 84 persona të plagosur janë raportuar rreth dy orë pas lëkundjeve të forta nga tërmeti në Turqi. Bilanci i deritanishëm është konfirmuar nga shtabi i emergjencave i ngritur pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 5 ndërtesa të shkatërruara në Elazig dhe dhjetë ndërtesa të dëmtuara.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra. Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3. Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Ndërkaq, Profesori i Sizmologjisë Sukru Ersoy ka bërë parashikime të rëndësishme pas tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë. Ersoy në një deklaratë për mediat turke tha: “Ky tërmet është ngjarje kritike. Mund të jetë çarë korja e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është drenazhuar”.

Profesori Sukru Ersoy shtoi se në Elazig u shënua një tërmet i fuqishëm. Unë e kam deklaruar se rajoni ku ra tërmeti ishte kritik. Natyrisht, një rajon me tension të lartë. Ishte mbizotëruese ideja që një tërmet i tillë mund të ndodhte. Nuk kishte asnjë tërmet në Anatolinë Lindore për një kohë të gjatë. Ishte një tërmet i pritshëm. Por ky tërmet është i rëndësishëm.

Baze: “Komandant” Haradinaj, në Shqipëri ushtar i Metës e Berishës

Në debatin mes Ramush Haradinaj dhe Edi Ramës, nuk ka ndonjë sekret që mundon palët, pasi politika operon me mjete publike dhe jo me teori konspiracioni. E gjithë kjo histori që maskohet si ndonjë betejë publike për Kosovën, në fakt është një ridimensionim i luftës politike në Shqipëri, me ndihmën e një ushtari nga Kosova.

Ajo që po ndodh prej disa muajsh, pas dështimit të revolucionit të Qershorit, dhe pas paralajmërimeve të Ilir Metës se shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, pasi ushtarë të Haradinajt do vinin në ndihmë të revolucionit për të djegur Shqipërinë, është thjeshtë përdorimi i “Komandant Haradinajt” për të vazhduar “revolucionin” me mjete të tjera.

Ideja se tani Edi Rama mund të dëmtohet si tradhtar i Kosovës, meqë nuk u dëmtua dot si kryeministër i Shqipërisë, është e gjitha ajo çfarë ndodh. Dhe kjo nuk është ndonjë dramë e madhe. E vetmja gjë e hidhur në këtë histori, është që për herë të parë, prej vitit 1990, një politikan i Kosovës po përdoret për luftë të brendshme politike në Shqipëri, duke shërbyer si një katalizator i ndarjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, për nevoja politike të Shqipërisë.

Asnjë politikan i Kosovës dhe Shqipërisë, prej vitit 1990, nuk ka prodhuar kaq shumë ndarje mes Shqipërisë e Kosovës, sa Ramush Haradinaj, me keqpërdorimin që i bëjnë dy figura politike të dështuara në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Dhe këtë antipati, ai nuk e ka prodhuar as me shfaqjen e tij publike me mangësi fonetike, gjuhësore dhe kulturore, as me etiketimet që ai ka në Kosovë si politikan i haraçeve dhe vrasjeve politike mes shqiptarëve, por me imazhin e fundit, si njeri i keqpërdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Fakti që Edi Rama është aleat me Hashim Thaçin, për shkak të pozicionit të tyre shtetëror në të dy vendet, por dhe afërsisë politike, nuk është arsye që ata të jenë përgjegjës për veprimet e njëri- tjetrit. Hashim Thaçi nuk është përgjegjës pse u mboll drogë në Shqipëri në vitin 2016, apo pse Edi Rama nuk mori dot hapjen e negociatave më 2019. Po ashtu Edi Rama nuk mund të jetë përgjegjës për sukseset apo dështimet e Hashim Thaçit si president në politikën e jashtme dhe të brendshme në Kosovë. Por së paku Hashim Thaçi dhe Edi Rama, por dhe Mustafa e të tjerë, kanë ruajtur etikën në mos ndërhyrjen në jetën politike respektive, në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjesti i Ramush Haradinajt, që është shndërruar në një mercenar politik të Ilir Metës dhe Sali Berishës, me shpresë se do t’i ringrejë dhe një herë ata politikisht, vlen vetëm për ta falënderuar Haradinajn si njeri besnik ndaj miqve të tij, por nuk i bën punë në Shqipëri. Përpjekja për t’u përdor politikisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha në krijimin e portretit të një “tradhtari” me fytyrën e Edi Ramës, kam frikë se e bën më popullor Edi Ramën në Shqipëri, jo për inat të Kosovës, por për shkak të Ramushit si mercenar i Metës dhe Berishës

Ndaj nëse Ramush Haradinaj po i bën ndonjëherë ndonjë shërbim të keq ndarjes Shqipëri- Kosovë, është pikërisht përdorimi prej tij, nga ajo pjesë e politikës shqiptare që ka dështuar të votohet në këtë vend. Në Shqipëri nuk është mëkat të jesh aleat me Sali Berishën dhe Ilir Metën, ashtu siç nuk është ndonjë fat i madh që në Kosovë të jesh aleat me Edi Ramën. Kosova nuk ndikon kurrë në zgjedhjet politike në Shqipëri, përveç atyre qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pasaportë shqiptare, si Haradinaj, dhe mund të votojnë fizikisht.

Ajo që është e ndaluar dhe nuk ka ndodhur deri më sot, është që në Shqipëri, ndonjë politikan i Kosovës, të keqpërdoret, siç po ndodh me  Ramush Haradinaj nga çifti Meta-Berisha, si kamikaz për të nxitur përçarjen kombëtare, për një interes të dështuar politik të tyre. “Heroizmat” e Haradinajt kundër planit amerikan, koinçidojnë me armiqësinë e çiftit Meta- Berisha me SHBA këto kohë. Egërsia e tij ndaj Edi Ramës si mbështetës i projektit perëndimor të Minishengenit, që stimulon lëvizjen e lirë në rajon, është në përpjesëtim të zhdrejtë me përshëndetjen që ai i bën linjës së avionit Beograd- Prishtinë dhe sot linjës së trenit Beograd- Prishtinë.

Biles kjo e bën qesharak debatin, pasi duket sikur këta armiqtë e Minishengenit në Kosovë, janë xhelozë që Serbia të mos hapet me vendet e tjera në rajon, por ta kenë vetëm për vete. Kjo tregon sa fals është “patriotizmi” i Haradinajt dhe thjesht e identifikon atë në Shqipëri si ushtar të Ilir Metës dhe Sali Berishës, jo si politikan të Kosovës. Nuk di sa fiton vota duke qenë ushtar i tyre në Kosovë, por këtu, me këtë lloj rreshtimi, është e sigurtë që i shton vota Edi Ramës, edhe pse është në listë fizikisht si votues, në kompleksin FAFA në Adriatik.

Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, dalin pamjet

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë Lindore mbrëmjen e sotme. Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 i shkallës righter. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig dhe lëkundjet e forta u ndjenë në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

https://youtu.be/r6khJK0h2BQ

Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet. “Deri tani nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha kryetari i bashkisë së Elazig. Ndërkohë vetëm pak minuta pas tërmetit 6.8 rihter, një tjetër paslëkundje është ndjerë në këtë zonë, kësaj herë ishte 5.4 rihter. Sipas mediave turke nuk flitet ende për viktima, por raportohen dëme në të paktën 10 ndërtesa në qendër të këtij qyteti.

Një tërmet me magnitudë të tillë tronditi Shqipërinë më 26 nëntor, i cili pati pasoja tragjike në njerëz dhe shkaktoi shumë dëme materiale. Ndërsa Turqia, vetëm dy ditë më parë u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës righter.

Grenell në Beograd: Ndaleni fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të premten në Beograd që nëse palët vendosin se nuk kanë për çfarë të bisedojnë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe gjatë vizitës në Prishtinë se Kosova duhet te heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Kur isha në Kosovë dje e bëra shumë të qartë para çdo udhëheqësi që takova, si edhe para medieve e komunitetit të biznesit se tarifat duhet të hiqen. Tarifat janë të papranueshme, dhe e bëj të njëjtën kërkesë këtu, që fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës duhet të ndalet. Prandaj mendoj se ajo çka do të bëjmë është të vazhdojmë të lëvizim në këtë drejtim të përqendrimit në ekonomi”, tha ambasadori Grenell.

“E ndjej që ka energji meqë po bisedojmë për të arritur përparime të caktuara. Nëse palët vendosin që nuk duan të bisedojnë, atëherë do të tërhiqemi”, tha ambasadori Grenell.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se nuk mund të pranojë barazimin e heqjes së tarifave dhe ndërprerjes së fushatës për tërheqjen e njohjeve.

“Ne kemi qëndrim tjetër për njohjen e Kosovës nga Amerika dhe Prishtina. Ata duan që pavarësia e saj të njihet e në nuk duam. Sa u përket tarifave, ato janë vënë pas asnjë arsye”, tha presidenti serb sipas të cilit Serbia vetëm brenda një viti ka humbur 435 milionë euro për shkak të tarifave.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Ambasadori Grenell tha se nuk i takon atij të vendosë nëse është apo nuk është e drejtë që këto gjëra të krahasohen, por ai përpiqet të përqendrohet në një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

“Unë jam këtu për të nxitur të dyja palët për bashkëpunim ekonomik, po ua lë politikën juve”, tha ambasadori Grenell.

Në këtë kuadër gjatë takimit është diskutuar edhe për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve./VOA/

“Mundësia për të shkruar historinë”. Thirrja e SHBA: Aplikoni për BKH

Pak ditë nga mbyllja e aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH), Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet selisë së tyre diplomatike në Tiranë, u bën thirrje qytetarëve shqiptarë, që plotësojnë kriteret, të aplikojnë për BKH-në. SHBA e cilëson këtë rast si “një mundësi për të shkruar historinë”.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”, thotë SHBA.

Gjithashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, kanë publikuar edhe listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët që synojnë të bëhen drejtues të BKH-së. Ndër kriteret kryesore renditen; arsimi i lartë policor, eksperienca e punës si prokuror, punonjës policie, punonjës i policisë Gjyqësore, apo Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”. Byroja Kombëtare e Hetimit është hallka kryesore e SPAK, e cila do të ndihmojë në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10157010406945838/?type=3&theater

Mbyllja e hetimeve për “CEZ”, Balla: Dosjen e çojmë në SPAK, Berisha i akuzuari kryesor

Pasi Gjykata e Tiranës, me firmën e gjyqtarit Lazër Sallaku, pushoi hetimet për dosjen “CEZ”, reagoi deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Ish-kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar të kësaj çështje nuk shprehet i habitur nga vendimi i gjyqtarit. Balla thotë se “i njëjti gjyqtar “KÇK”, që rrëzoi akuzat për Lulzim Bashën, mbylli hetimet në kundërshtim me ligjin për dosjen “CEZ- 418 milionë euro” ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha”, shprehet Balla. Megjithatë, deputeti socialist thotë se dojsa do të ankimohet menjëherë në SPAK, ku do të bashkëngjiten dhe rezultatet e Komisionit Hetimor Paralamentar të vitit 2017.

“Siç kishim paralajmëruar, i njëjti gjyqtar “KÇK” i cili në mënyrë skandaloze rrëzoi akuzat për Lulzim Bashën “675 mijë dollarë”, sot mori një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin në lidhje me dosjen “CEZ-418 milionë Euro”, ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë. Ky vendim i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit”, shprehet Taulant Balla.

Më tej, duke renditur akuzat e ngritura për këtë dosje, Balla sqaron se në datën 19 dhjetor Gjykata e Posaçme nisi punën, duke u shprehur se ky organ është i vetmi që ka kompetencën për të gjykuar funksionarët e lartë apo veprat penale për të cilën është depozituar kallëzimin penal. Ndaj, Balla e cilëson të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Tiranës dhe gjyqtarit Lazër Sallaku, që sipas deputetit socialist “duhet të shpallte menjëherë moskompetencë”.

“Më datë 19.12.2019, ka filluar funksionimin Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka kompetencën për të gjykuar funksionarët e lartë apo veprat penale për të cilën është depozituar kallëzimi penal nga Kuvendi. Në këto rrethana i kërkuam gjyqtarit Lazër Sallaku të shpallte menjëherë moskompetencën të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e kësaj çështje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sot ky gjyqtar në një vendim hapatazi në kundërshtim me ligjin vendosi shqyrtimin e një çështje jashtë kompetencës së tij lëndore. Gjithashtu dua të sqaroj opinionin publik se edhe vendimi i Prokurorisë së Tiranës për përfundimin pa hetim të plotë të kësaj dosje dhe nxitimi për mbylljen e saj ngre dyshime të mëdha”, thotë Taulant Balla.

Në fund, pasi bën një përshkrim të të gjithë hetimit, Taulant Balla tregon edhe kallëzimin penal që bëri Kuvendi për 12 personat përgjegjës për këtë dosje. Sipas tij, ish-Kryeministri Sali Berisha, djali i tij, Shkëlzeni, ish-ministrat Ruli e Bode si dhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisjes së demokratëve, duhet të ishin të pandehur për disa vepra penale që lidhen me aferën e dosjes “CEZ”.

“Sinjal i fortë për zgjerimin”, Soreca flet pas vizitës së Charles Michel në Tiranë

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca reagoi pasditen e të premtes në lidhje me vizitën e Presidentit të Këshillit të Europës Charles Michel. Soreca, pasi e përcolli në Rinas zyrtarin e lartë europian, shprehet se “zgjerimi është përparësi për BE”.

“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishmë të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shkruan Soreca.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Presidenti i KiE tha se vendi duhet të punojë me reformat dhe integrimin, ndërsa në tryezën e samitit për Ballkanin Perëndimor do të diskutohen 3 shtylla kryesore që lidhen  me metodologjinë e re të integrimit dhe qartësinë e kërkesa qe BE kërkon nga vendet që aspirojnë familjen europiane.

Vdes në aksident vëllai i kreut të PD në Librazhd, tre të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dodhi pasditen e të premtes në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Nga përplasja e dy mbjeteve, mbeti i vdekur një 45-vjeçar, emri i të cilit është Ardian Vreto.

Në aksident mbetën të plagosur rëndë dhe tre persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas News 24, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Pishkash. Një mjet tip “Benz” dhe një “Audi” janë përplasur në aksident.

Ndërkohë, viktima mësohet se është ish-punonjës policie. Gjithashtu, personi që humbi jetën është vëllai i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Librazhdit.

Dy persona të tjerë, që mbetën të plagosur mësohet se janë një çift nga Durrësi. Gjithashtu e plagosur është dhe një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. Policia shkoi në vendin e gjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Skip to toolbar