Basha i zbutur nga Gjermania, ftesë për protestë paqësore dhe “intelektuale”

“Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë e infermierë dhe mësues, etj, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë”, ka qenë kjo thirrja e Lulzim Bashës për drejtuar qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në në protestës e tetë kombëtare që opozita do të organizojë të shtunën përpara Kryeministrisë.

Pas disa ditësh qëndrimi në Gjermani, ku pati disa takime në nivele të larta, Lulzim Basha u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë për protestën, por duke zgjedhur të ndryshojë mjetin dhe mënyrën e ftesës. Një ftesë krejt ndryshe nga shtatë protestat e tjera, ku mungojnë fjalë të tilla të zakonshme si “vendos sovrani, rrëzojmë Edi Ramën, s`ka zgjedhje pa opozitën”, etj. Ndryshe nga ftesat e protestave të kaluara, ku Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët në protestë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe videove të montuara, kreu i PD ka zgjedhur të flasë në konferencë për shtyp nga selia Blu, për ti dhënë më tepër kuptim mesazhit të tij, ndoshta edhe me gjuhën e trupit.

Në fakt, toni i zërit të kreut të PD ka qenë ndryshe, i zbutur dhe në kushte shumë normale, çka tregon se Basha ka ardhur me tjetër mendim për aksionin politik, pas takimeve që ka pasur në Gjermani. Dhe në fakt, kjo u lexua dhe nga mesazhet që përcolli gjatë fjalës së tij. Ndonëse foli gjerësisht dhe solli në kujtesë ato, që ai i quan denoncime të PD-së për lidhjen e Qeverisë me krimin, këtë herë Basha nuk e kishte drejtpërdrejt me Edi Ramën, se me ata, që sipas tij, e mbajnë në pushtet. Dhe këtë mesazh, Basha ua drejton ndërkombëtarëve, që prej kohësh kanë dalë në mbështetje të dialogut me Qeverinë dhe zgjidhjes së problemeve në tryezën e bisedimeve.

Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal”, u shpreh Basha.

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Luzlim Basha.

Veç kësaj, Basha dukej se është tërhequr edhe nga prishja e zgjedhjeve, pasi në asnjë fjalë dhe mesazh të artikuluar prej tij, nuk u përmend prishja e zgjedhjeve të 30 qershorit. Madje, ndonëse nuk e artikuloi, por fjala e Bashës u duk në sinkron edhe me atë të Monika Kryemadhit, që vetëm 10 minuta më pas, artikuloi nga një takim që pati me simpatizantët e LSI, se në protestën e të shtunës, nuk do të ketë dhunë dhe prekje të unfirmoës së Policisë.

Në fakt, veç efektit “gjerman”, që mund të ketë zbutur tonin e kreut të opozitës, duket se diçka tjetër mund të ketë pasur rol në këtë qëndrim. Të premten në “Real Story”, Edi Rama deklaroi prerazi se nuk ka negociatat me opozitën para datës 30 qershor, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodhë, por vetëm pas zgjedhjeve lokale.

Protesta, Ambasada Amerikane: Shmangni institucionet për një kohë të pacaktuar

Ambasada Amerikane u kërkon qytetarëve të saj të qëndrojnë larg zonës ku do të zhvillohet protesta e opozitës më 8 qershor. Duke pasur parasysh protestat e kaluara ku ka pasur përdorim dhune, ambasada bën thirrje për shmangie të institucioneve kryesore në vend pas orës 19:00, pasi nuk dihet intenerari i saj.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 19:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit, Zyra e Kryeministrit , ndërtesa të tjera qeveritare” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane

Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga ballkoni i katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Unazës së Re. Një 36-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj nga kati i dytë.

Shtetasja me iniciale S.M., 36 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Nuk dihen arsyet që e çuan 36-vjeçaren në  këtë akt ekstrem, policia ka nisur hetimet.

Kryemadhi thirrje për protestë paqësore: Beteja jonë është me krimin, jo policinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë, nga ku i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën e 8 qershorit. Kryemadhi kërkoi nga protestuesit që të ishin të qetë, të mos dhunonin policinë dhe as institucionet pasi çdo dhunë e përdorur viktimizon më shumë Ramën.

“Protesta e nesërme është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës por të garantojmë mirëqenien e fëmijëve të tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë. Protesta e nesërme është e rëndësishme sepse pjesëmarrja më e madhe do të shkundë nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat. Çdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. “

Beteja është me krimin e organizuar që ka fytyrën e Ramës dhe se largimi i tij do të sjell dhe fundin e tranzicionit” tha Kryemadhi, e cila kërkoi nga shqiptarët t’i hiqni prizën e oksigjenit qeverisë së krimit.

Më 27 qershor të 2017, dy ditë pas zgjedhje Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar. Sot ja ku jemi me një kosto shumë të madhe përballë një rrënoje në grahmat e saj të fundit që kërkon oksigjen. Po ne kemi vendosur do t’ia heqim prizën. Ai sot punon për pesë veta. Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjitha në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar“, tha Kryemadhi.

Bulevardi i Ri me emrin “Çamëria”, Sejko: Përgëzojmë bashkinë, ishte detyrim kombëtar!

Në mbledhjen e të premtes, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, që emri i Bulevardit të Ri të jetë “Çamëria”. Kështu qytetarët e Tiranës, por në veçanti shqiptarët me prejardhje nga krahina e Çamërisë, do të kujtojnë përherë vuajtjet e popullësisë shqiptare të Çamërisë, e shpërngulur me forcë nga qeveritë greke në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Ky vendim është pritur mirë edhe nga komuniteti Çam, ku nëpërmjet Shoqatës Patriotike Çamëria, kreu i saj Dritan Sejko, ka shprehur përgëzimin për Bashkinë e Tiranës për vendimin e marrë.

“Shoqata Patriotike “Çamëria” përgëzon vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për emërtimin e sheshit “Çamëria” në Bulevardin e Ri të Tiranës. Kërkesa e kahershme e Shoqatës Patriotike “Çamëria”, që kryeqyteti të kishte një shesh me emrin e Çamërisë, trevës martire të shqiptarëve, ishte një detyrim kombëtar”.

U desh këmbëngulja e Shoqatës Patriotike Çamëria dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak,të PDIU-së, zotit Arjan Çukaj, që pas 4 vitesh, Bashkia e Tiranës të realizonte premtimin e dhënë që në muajin qershor të 2015-të. Shqiptarët e Çamërisë të vendosur në qytetin e Tiranës, pas shpërnguljes me dhunë në vitin 1944-1945, jetojnë prej 75 vjetësh me bashkëqytetarët e tjerë të kryeqytetit, duke ndërtuar bashkë në harmoni jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e bërë nga Dritan Sejko.  

Më tej, duke e cilësuar këtë si një arritje të Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko kujton se politika kohët e fundit ka tentuar ta vendosi Çamërinë në sirtarët e harresës, ndërsa u bën tirrje qytetarëve të marrin pjesë në marshimin e 27-qershorit në varrezat Monumentale të Kollgjerit në Konispol.

27 qershori është dita e përkujtimit të masakrave në çamëri, ku NE çdo vit, përkujtojmë të parët tanë. Edhe këtë në vit, ftojmë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë pelegrinazhin e përvitshëm në Qafë-Botë dhe në varrezat Monumentale të Kllogjerit, në Konispol. Çamëria nuk harron!  Ne nuk harrojmë!  Sot është koha për Çamërinë”, përfundon deklarata e Shoqatës Çamëria.

Përgjimet, Rama: Nuk marrim njeri në mbrojtje, çdokush të përballet me drejtësinë

Gjatë takimit të tij me banorët e Urës Vajgurore, Rama foli edhe për rastin e përgjimeve ku tha se nuk merr askënd në mbrojtje dhe çdokush duhet të përballet me drejtësinë, pasi është ajo që vendos kush është i fajshëm apo i pafajshmi. Këto deklarata Kryeministri Rama i bëri edhe ditën e enjte në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion Plus, ku tha se nuk mund të bëhet “drejtësi popullore” por duhet të vendosin gjykatat në lidhje me përgjimet e dosjes 339.

“Për përgjimet e neveritshme, askush nuk mund të çohet dhe të thotë që ne kemi hapur gojën apo për të çuar dorën për të penguar drejtësinë. Nuk na ka parë askush për të marrë në mbrojtje këdo qoftë që duhet të dalë para drejtësisë, ajo do e vendos kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Drejtorin e Tatimeve e kishin të dënuar dhe e çonin përditë si të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë. Ne e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia ka punën e vetë dhe prandaj jemi e vetmja forcë për të çuar deri në fund atë reformë në drejtësi. Ata duan që të bëjnë gjyqe popullore, pa prova, pa hetime pa asgjë”, tha Rama.

Rama ka komentuar edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen “339”, ku pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia.

“Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar. Prokurorët i kanë çuar te partia për t’i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur “drejtësia vonon, por harron”. Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët”- tha Rama.

Linin nga një vrimë në çdo derë pas vjedhjes, arrestohen 3 shqiptarët

4 shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane, ku 3 kanë përfunduar në pranga dhe një tjetri i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje”. Të arrestuarit, mes tyre një femër, akuzohen për një seri vjedhjesh të kryera në zonën e Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.

Grupi vepronte i organizuar dhe gjithmonë lente një  shenjë të tijën pas vjedhjes,  një ‘vrimë” në çdo derë që hapte. Kjo bëri që edhe operacioni të njihej me emrin e koduar “Banda e Vrimave”

Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e sasive të madha parash dhe sendesh me vlerë.

Barcelona “harron” Griezmann, asnjë kontakt me Atleticon deri tani

Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, teksa lojtari francez është lidhur gjithnjë e më shumë me një kalim të mundshëm te Barcelona. Megjithatë, kjo e fundit duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të afruar sulmuesin deri më tani. Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i Atletico Madridit Enrique Cerezo.

Ai ka folur për mediat spanjolle, ku ka deklaruar se “nuk kam idenë më të vogël se ku do të shkojë Antoine”. Barcelona ishte pranë Griezmann 12 muaj më parë, kur ky i fundit fitoi Kupën e Botës me Francën. Megjithatë, pas dështimit të katalanasve në Ligën e Kampionëve, interesi i klubit Blaugrana ka ardhur duke u ftohur.

Griezmann ka qenë me pesë vjet dhe ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Cerezo. “Kemi një marrëdhënie të mirë, të bukur e  të besueshme. Shpresoj se kudo që shkon, Griezmann të trajtohet njësoj si te ne. Unë nuk e di se ku po shkon, ai nuk ka thënë, nuk kam idenë më të vogël se ku do të shkojë, nuk mendoj se dikush e di”, ka thënë ndër të tjera Presidenti i Atletico Madirdit, duke shtuar në fund se “askush nga Barça nuk më ka kontaktuar”.

Rama: E shpëtova Lulin në 2017, sot se ndaloj dot të bëj vetëvrasje politike

Kryeministri Rama në vijim të prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit  është ndalur ditët e premte në Urën Vajgurore, ku ka prezantuar kandidaten Juliana Memaj.

Rama tha se qeveria e ka shpëtuar një herë Lulzim Basha nga dështimi dhe vetëvrasja politike dy vite më parë kur pranuan çdo kërkesë të tyre duke u dhënë edhe gjysmën e qeverisë, por sot nuk i ndalon dot të bëjnë një vetëvrasje politike. “Ata kanë panik nga reforma në drejtësi. Ne nuk kemi frikë dhe jemi të vendosur ta sjellim deri në fund zbatimin e saj. Ata ikën nga parlamenti në 2017 se nuk dëshironin të votonin vettingun, të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot. Unë arrita ta shpëtoja Lulin në 2017, mori gjithçka që kërkoi, mori gjysmën e qeverisë. I toleruam pafund.  Këtë herë nuk i ndaluam dot të vrasin veten politikisht. Nuk është detyra jonë dhe as në mundësitë tona që t’i shpejtojmë përsëri. Detyra jonë është të paraqitemi në zgjedhje më 30 qershor.’- tha Rama

Nga Ura Vajgurore, Rama tha se zgjedhjet  e 30 qershorit do të bëjnë njëherë e mirë ndarjen e politikës së mbrapshtë dhe krijimin e një të ardhme më të ndritur.  Këto zgjedhje janë legjitime edhe pa opozitën që është vetëpërjashtuar.  PS ka marrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pasi e ka merituar atë me punën e saj, ndërsa e cilësoi opozitën rrugore dembele dhe pa ide për t’ia paraqitur popullit.

 “Çështja nuk është se kush kandidon në Bashki, por se si ne të gjithë së bashku do ta ndajmë të ardhmen nga e shkuara, si do të zgjedhim mes ideve, projekteve dhe punës dhe rrugë së baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim.  Ata kanë frikë të gjykohen në zgjedhje dhe për këtë kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar se nuk do të lejojnë popullin në zgjedhje. Një gjë është e paktë por sigurt, ato mund të vriten vetë politikisht por nuk vendosin dot asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë që ne duam.”

Sokol Balla: Katër “rrugët” e Shijakut

Nëse hyn në Shijak – nga secila prej katër rrugëve tëtij – e kupton se bëhet fjalë jo për një qytet, por për një fshat. Një fshat të madh dhe të pasur. Aty mbizotërojnë serviset e makinave, noteritë ku bëhen kontratat për shitjen dhe blerjen e tyre, kompleksi Gjoka – i sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit – dhe vila. Shumë vila, pasuria dhe origjina e të cilave, përcaktohen qartë dhe me sarkazëm nga kualiteti i mureve rrethuese, lartësia e kangjellave dhe numri i kamerave të sigurisë. Besoj se nëse ka një aksident “hit and go” në rrugët e Shijakut, policia rrugore e ka shumë të lehtë të gjejë autorët. Mjaft të kontrollojëndonjë nga qindra kamerat e sigurisë që kontrollojnërreptësisht rrugët e qytetit, nga lartësitë e mureve tëvilave të shtrenjta. Por vetëm policia rrugore ama. Policia vetë nuk e ka pasur dhe akoma nuk e ka tëlehtë të kontrollojë këtë qytet me shumë dritë hije.

Diku te katër rrugët ku ato kryqëzohen, është dhe selia e një prej bizneseve më të mëdha në vend AIBA. Por vezët që ajo shet janë shumë pak për të vlerësuar familjen e madhe politike që i rri pas. Pronë e vëllezërve Duka të lidhur me krushqi me vëllezërit Koka. Agron Duka ishte i pari ai që iu afrua politikës dhe fitoi mandatin si deputet në vitin 2001. Berisha iu vu Dukës menjëherë sa u bë deputet në Shijak, një mandat që rivali i atëhershëm Osman Metalla vuri aq shumë në dyshim si të vjedhur. Për këtë Duka u godit nga Berisha keq dhe vazhdimisht dhe i vuri nofkën Duka i Krimit dhe familjen e tij tëmadhe Duka/Koka si “Klani i Zemunit”, një paralele me grupin criminal që në 2003 vrau kryeministrin serb Zoran Gjingjic, sic thuhet pasi iu prishën pazaret me njeriun të cilin e ndihmuan të ngjitej në pushtet në Beograd. Berisha dhe shtypi pranë tij i përmendnin Dukës lidhjet me grupe kriminale në Shijak, që sipas tij e kishin ndihmuar të fitonte mandatin. Një gjë që nuk u provua asnjëherë për familjen, që kishte bërë të vetmin investim të ligjshëm në Shijak dhe një nga më seriozët në vend dhe ku ishin punësuar qindra shijakas. Një arsye mëse e mjaftueshme që Agron Duka, një ish volejbollist i shkëlqyer dhe njeri babaxhan të merrte mandatin e deputetit. Berisha mendonte ndryshe. Atij nuk i shkoi kurrë poshtë, sesi një zonë e djathtë tradicionale si Shijaku, nxori një deputet të majtë, i cili për më tepër u bë dhe Ministër i Bujqësisë. Për më keq kunati i tij, Lefter Koka dy vjet më vonë fiton bashkinë e Durrësit për PS, megjithëse paraardhësi i tij po socialist Miri Hoti, ishte kthyer në barcaletë në Durrës, ndër të tjera se kishte ngritur pallat mbi Bukuroshen e Durrësit.

Për Berishën kjo rrugë e Dytë e Shijakut, kishte vetëm një shpjegim: krim dhe para. Por me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2005 retorika e Berishës ndaj Dukës së Krimit, ra. Termi pezhorativ por politik Klani i Zemunit u përdor më shpesh. Krim dhe para nuk ishte thjesht një akuzë: ishte nje skemë që funksiononte. Kriminelët e nuhasin këtë njëlloj si minjtë që janë të vetmit që parandjejnë tërmetin, se janë aq thellë nën tokë sa ndjejnë të parët vibracionet e kores së Tokës. Pas fitores në vitin 2005, Berisha i kushtoi një festë të vecantë humbjes së mandatit nga Agron Duka në Shijak. A iu kujtohet konferenca për shtyp në 2 korrik 2005 nëSelinë e PD, kur Berisha i ngazëllyer u shfaq me dy kandidatë fitues? Njëri Ylli Pango, që kishte mundur “Mumuthin e Korrupsionit”, Cac Angjelin te njësia dy në Tiranë. Tjetri, me mëngë përveshur të një pulovre të pazakonte për atë klimë të nxehtë. Me një fytyrë të lodhur dhe të djersitur, por të lumtur. Ishte Sokol Olldashi gazetari durrsak i Albanias e më pas activist I PAD të Cekës, i cili iu bashkua PD në kohërat e vështira të pas vitit 1997. “Ky këtu, tha Berisha dukeiu drejtuar Kolit, mundi Dukën e Krimit”. Ishte hera e parë pas shumë kohësh që e përmendte këtë term. Dhe s’do ta përdorte më për një kohë të gjatë. Olldashi përmbysi rezultatin në Shijak. E ktheu atë djathtas sërish. Me ndihmën e disa familjeve me emër e të forta si fise në numër. Avdylajt ishin një prej tyre. Gjithnjë të djathtë, por në 2005 ata shfaqen vendimtarë në fitoren e Olldashit, afëria e të cilit me ta, nuk ishte më secret prej kohësh. Olldashi dhe Berisha hyjnë triumfues në 12 shtator në parlament – sa e pamëshirshme është historia me këto datat. 7 vjet më herët, vritej Azem Hajdari dhe dy më vonë nëdarkë vonë, nga Selia e PD dilte i urti Sabri Godo, pasi i la Doktorit “kabëll” nga amerikanët, qëpërfshinte edhe fjalët “helicopter marins” dhe “tani”. Menjëherë Berisha tërhoqi njerëzit nga rruga, nga RTSH dhe dy ditë më pas dorëzoi tanket në gardë, duke mbyllur pa nder rrebelimin e armatosur dhe derën për në pushtet për një afat të pacaktuar. Por ama që nga ai moment për arsye të kuptueshme, ambasadores amerikane iu nofka nga Berisha, si Marinsa Lino).

Por kjo është një histori tjetër. T’I rikthehemi shtatorit 2005. Dy ditë më vonë ndërsa qeveria Berisha merrte mandatin dhe Sokol Olldashi bëhej Ministër i Brendshëm, Prokurori Sollaku, i trembur se ish shefi i tij do hakmerrej ndaj tij se nuk kishte bërë detyrën sic ja kishte kërkuar, i bëri kryeministrit të ri një dhuratë. Arrestimin e Nar Kokës, vëllait të Lefter Kokës, kreut të bashkisë Durrës dhe kunatit të Agron Dukës. Arrestimi për akuza për kontrabandë (që nuk do provoheshin më pas), të cilave Nari, një personazh multidimensional iu përgjigj me ironinë Durrsake, me një shprehje që u bë legjendë urbane: “Unë vetëm thoja “hape traun” dhe ata ma hapnin. Ca faji kam unë se ata i hapin traun cdo njeriu?” Goditja ndaj Narit ishte goditje ndaj Terit, në sfidën e Berishës ndaj “klanit të Zemunit”. Ai nuk duhet tëfitonte më Durrësin, një tjetër zonë në fakt ku PD kishte patur mbështetje edhe në kohë të vështira dheku për Berishën fitorja e Kokës kishte të njëjtin shpjegim: krim edhe para. Propaganda disa vjecare per “klanin e Zemunit”, bëri efekt të kreu i ri i PS Rama. Pas një bisede ne një rruge rastësore të gjatëme avion të njëjtë me Terin, puna e të cilit në Durrës ishte ndjerë shumë ato tre vjet, vendosa të pyesja nëemër të tij arsyen përse Rama nuk e kandidonte për një mandat të dytë? Rama m’u përgjegj me sytëposhtë, se në klimën  e akuzave për lidhje me krimin, e kishte të pamundur të njolloste lidershipin e tij të ri, me këtë vendim. Gjysma e punës ishte bërë. Olldashi mori përsipër gjysmën tjetë të rikthimit të durrësit nën ngjyrën blu. Ministri i brendshëm vendosi si kandidat shefin e Gjendjes Civile të Republikës dhe vartësin e tij Armand Teliti, një djalë i mirë me një “cen”. Ishte kavajas. Të kandidosh një kavajs n’Durrs, është si t’i veshësh me zorr Erion Braces bluzën e Tironës. Por nuk ishte kjo arsyeja përse në shkurt 2007, Teliti humbi me 127 vota më pak ndaj një biznesmeni nga Durrësi që kandidonte për PS. Ajo që shokoi mëshumë, ishte se Teliti me kokën poshtë, as nuk u përpoq ta kontestonte rezultatin e ngushtë. Në pallatin e sportit Ramazan Njala, kur u numërua dhe vota e fundit, ai nxitoi ti jepte doren dhe të uronte për fitoren Vangjush Dakon, pa bërë zë. Po cfarë kishte ndodhur? Përse kthimi i Shijakut në rrugën e Tretë, drejt PD, kishte ndaluar? Si duket, rruga nga Durrësi për Olldashin – eventualisht edhe për Dakon – kalonte nga Shijaku. Dhe këtu kishte një problem. Ambicioz patologjik, energjik patetik, Ministri i Brendshëm kishte neutralizuar 40 banda në më pak se 20 muaj. Ambicja e tij ishte gjetkë: kërkonte të mundte Ramën në Tiranë si kryebashkiak, por edhe si kryetar i PS. Duke hedhur kështu një hap gjigand edhe drejt marrjes së PD në momentin e duhur. Por ndërsa arrestonte bandat, përfshirë edhe në Shijak, duket prangosi edhe të afërt me Avdylajt. Të cilët thuhet se i rezervuan një pritje aq të “nxehtë” në dru e zjarr kur ai tentoi të shkonte në Shijak, sa nga ai moment e tutje drejt Durrësit Olldashi, do të zgjidhte vetëm Autostradën. Njerëzit që të japin votën, nuk ta falin atë në Shijak. Vetëm ta japin me qera. Sidomos Abdylajt. Askush nuk e di sesi Dako arriti të mundëTelitin, por largimi i tij i heshtur dhe moskontestimi i një rezultati aq të ngushtë janë indicje të mjaftueshme edhe pa përgjime, që tregojnë se Teliti humbi për shkak të Olldashit dhe aleancave të tij të prishura nëqark, me fiset e rëndësishme. Përfshi dhe Avdylajt. (për ata që mendojnë se c’lidhje ka Shijaku me Durrësin, ju kujtoj se mbikalimi i ri sot që të lidh me autostradën, kalon mbi rrugën që lidh dy qytetet, nëmë pak se pesë minuta. Praktikisht Shijaku është cfarëLapraka është për Zogun e Zi në Tiranë).

Më pas Olldashi humb dhe Tiranën, pasi LSI, nën ndërmjetësimin e Nar Kokës në pajtimin e Metës me Ramën, ishte faktori kryesor me fiks 17 mijë votat e saj, në fitoren e kryebashkiakut të gjatë. Edhe si njëhakmarrje ndaj moskandidimit të Terit. Por shpejt Avdylajt qetësohen. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, një amnisti liron shumë vetë nga burgjet dhe ditët e fushatës, personazhe të krimit janë të lirërrugëve. Edhe për të intimiduar përfqësuesit e ndrojtur socialistë. Njëri prej tyre, mik i Gjushit, ndalohet tëhyjë në  Shijak për fushatë. Vetë Blendi Klosi më ka treguar momentet e tmerrit kur Avdylajt i vunëkallashin në gjoks. Këshillë bindëse për t’u kthyer mbrapsht. Shijaku votoi blu. Rruga e Tretë e Shijakut ishte konsoliduar.

Rrugën e Katërt tashmë e dini. E keni ndjekur tek përgjimet. Tek fitorja e një mandati plus, kësaj radhe të socialistëve. Me gjasë ai është Ilir Ndraxhi, për tëcilin në përgjime Avdylaj mburret se do ta zgjedhe kandidat dhe fitues. Ne zgjedhjet e 2017, PS rritet me mbi 5000 vota. Mjaftueshëm më shumë sesa 2600 votat që i duheshin Agron Dukës, kësaj radhe kundërshtar I PS.

Opozita tani do t’i perdorë përgjimet si Molotov, por në fakt Molotovin e vërtetë e ka në dorë Edi Rama, meqë thotë se ai është ndryshe, dhe meqë thotë se sondazhet i ka me vete. Edhe kriminelët i ndjekin sondazhet. Ndaj në fund shkojnë me fituesin. Edi Rama ka në dorë të prishë rregullin: të largojë ata qëtë enjtën në RealStory i quajti “plera” nga partia e tij, tani që është në pushtet, se kur të dalë në opozitë ata ikin vetë. Të shkëputet nga Gjushi dhe “4 Rrugët” si model, për të prishur këtë kryqëzim të shëmtuar tëkrimit me politikën. Dhe që jo që të besojmë qëGjushi është rast i veçantë. Gjushi është në fakt rasti që i përfshin të gjithë, djathtas e majtas. Ai thjesht pati fatin e keq që u regjistrua. Prishja e këtij modeli nuk do t’i interpretohet Kryeministrit si shenjëdobësie apo reflektim ndaj PD dhe Bashës, por si pasqyrë ku Basha dhe të tijtë të shihen e gjejnëvetveten, dhe të ulin kokën. Basha nuk e bën dot këtë, pavarësisht cfarë thotë e bërtet. Ai i vodhi zgjedhjet Ramës në tavolinë dhe vjedhësin e bëri zëvendësin e tij. Ai i vodhi zgjedhjet deri edhe vetë Olldashit. Po jo me Nicen dhe Avdylajt. Ka sa të duash kriminelë me kostum.

Quhet kriminelët e jakave të bardha. Ndryshe nga Avdylajt që sot janë në burg, ata ia kanë hedhur gjithmonë. Deri në fund të qershorit. Kur të ngrihet SPAK.

Skip to toolbar