Barcelona “harron” Griezmann, asnjë kontakt me Atleticon deri tani

LA LIGA


Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, teksa lojtari francez është lidhur gjithnjë e më shumë me një kalim të mundshëm te Barcelona. Megjithatë, kjo e fundit duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të afruar sulmuesin deri më tani. Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i Atletico Madridit Enrique Cerezo.

Ai ka folur për mediat spanjolle, ku ka deklaruar se “nuk kam idenë më të vogël se ku do të shkojë Antoine”. Barcelona ishte pranë Griezmann 12 muaj më parë, kur ky i fundit fitoi Kupën e Botës me Francën. Megjithatë, pas dështimit të katalanasve në Ligën e Kampionëve, interesi i klubit Blaugrana ka ardhur duke u ftohur.


Griezmann ka qenë me pesë vjet dhe ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Cerezo. “Kemi një marrëdhënie të mirë, të bukur e  të besueshme. Shpresoj se kudo që shkon, Griezmann të trajtohet njësoj si te ne. Unë nuk e di se ku po shkon, ai nuk ka thënë, nuk kam idenë më të vogël se ku do të shkojë, nuk mendoj se dikush e di”, ka thënë ndër të tjera Presidenti i Atletico Madirdit, duke shtuar në fund se “askush nga Barça nuk më ka kontaktuar”.




Skip to toolbar