Autori i raportit të Freedom House, Gjergji Vurmo i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 foli në lidhje me rolin e opozitës dhe se si e ka përshkruar ai në raport. Sipas analistëve në studio gazetari e ka justifikuar disi opozitën që ka braktisur parlamentin.
Ndërsa gazetari Albi Xhunga nga ana e tij u ndal tek roli që duhet të ketë sistemi i drejtësisë në një vend demokratik. Ai tha se në Ballkan, të gjitha shtetet kanë një problem të përbashkët.
Gjergji Vurmo: Nuk e lexoj si justifikim atë që ka bërë opozita, pra lënia e mandateve vitin e shkuar, por nënvijëzoj vështirësitë me të cilat është përballur opozita. Në thelb është prekur demokracia hibride që kemi.
Alfred Lela: Këtë thoni te Zëri i Amerikës “Opozita nuk e korigjonte dot qeverisjen dhe doli…”
Gjergji Vurmo: Unë theksoj faktin që opozita sërish nuk e pati jetën të lehtë as vitin e shkuar dhe as më herët…
Sokol Balla: Kur je në opozitë puna bëhet më e vështirë…
Arjan Vasjari: S’kam nevojë ta mësoj demokracinë nga një raport. Zotëria aty e qartësoi se raporti i Freedom House nuk mund të legjitimone braktisjen e institucionit kryesor të demokracisë. Më thuaj një faktor të demokracive të konsoliduara që mbështet aktin e braktsjes së Parlamentit?
Albi Xhunga: Problemi është se Ballkani dhe ne s’kemi lidhje me krizën globale. Ka një problem që i bashkon të gjithë mungesa e pushtetit gjyqësor në pushtetet respektive. Këtu shteti ka përballë një opzitë, por duhet të ketë edhe një sistem drejtësie të fortë. Kjo e bashkon Ballkanin, kultura e pandëshkueshmërisë. Gjukanovic dhe disa politikanë te ne do ishin në pranga nëse do funksiononin gjykatat. I tejkalon edhe Trump kompetencat, por del një gjykatë dhe i tregon vendin.
Gjergji Vurmo: Argumenti juaj është i rëndësishëm por është dhe institucioni që quhet: qytetar. Sjellja demokratike nuk mund të normohet vetëm me ligj. Fryma e demokracisë duhet të ngërthehet.
Albi Xhunga: Drejtësia ka fjalën e saj në të gjitha këto, në sjelljen bllokuese të opoztës, të presidenetit. Po shikoja se si diskutohej reforma zgjedhore. Të ftuarit thoshin që Rama e genjeu Bashëm, që një qeveri tranzitore zgjidh problemin, pra këtu anashkalohet drejtësia. Shkohet në gjykata kur ka një mosmarrëveshje, kjo e ndan shapin nga sheqeri. Nga reforma në drejtësi priten të goditen njerëz të rëndësishëm në këtë vend, që kanë përkrahje politike, kanë vënë pasuri, por tek skepticizmi mungojnë argumetnat. Argumetat në rastin më të keq janë manipulime. Sa i përket reformës në drejtësi askush nuk e mohon që Arta Marku u votua në një situatë lufte, por harrohet të thuhet se ajo nuk është më pjesë e strukturave të reja të drejtësisë. Pushtetin po e kap Rama thuhet. Mua më duket që opozita është e trembur se Rama nuk po e kap dot atë reformë. Kanë frikë se Rama nuk po e kap dot reformën në drejtësi.
