“Avokati i Popullit ka rol rekomandues”, Ballanca: Çështja e zbatimit të të drejtave të njeriut është një sfidë kudo

AKTUALITET


Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin “Real Story”, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut është një sfidë globale.

Gjatë diskutimit në studio, Ballanca u shpreh se ky fenomen është më i brishtë në vendin tonë.

Ajo theksoi se Avokati i Popullit ka vetëm rol rekomandues, dhe jo imponues.“Çështja e zbatimit të të drejtave të njeriut është një sfidë  kudo, në çdo vend të botës, vazhdon të jetë një sfidë më e madhe në Shqipëria dhe kjo është e padiskutueshme. Avokati i Popullit ka rol rekomandues”, tha ajo



Skip to toolbar