Banka Botërore kundër Bashës: PPP-të nuk janë të këqija

AKTUALITET


Banka Botërore shprehet kundër letrës së Bashës ku kërkon mosfinancimin e PPP-ve nga bankat shqiptare, duke i cilësuara si marrëveshje korruptive. Banka Botërore tha se PPP-të nuk janë të këqija, por kanë nevojë për më shumë transparencë në mënyrën e menaxhimit të tyre. Për financimin e PPP-ve, tha Banka Botërore, vendosin vetë bankat në bazë të kushteve dhe plotësimit të kritereve të tyre.

PPP nuk janë një gjë e keqe, pasi asnjë vend nuk i përmbush të gjitha nevojat infrastrukturore vetë, çështja është si i menaxhoni, transparenca, përfitimet dhe përparësitë. Ajo ku duhet të investojnë apo jo bankat, ua lë atyre, se çdo bankë kur vendos shikon se çfarë ka kuptim për ata. Kemi një sektor mjaft të gjallë në Shqipëri. Nuk duhet të themi që nuk duhet të ketë PPP, por t’i bëjmë ato më transparente“- tha përfaqësuesja e  Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Maryam Salim.


Më herët edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha që Basha të mos shqetësohej pasi nuk ka vend për alarm apo indicie për pastrim parash. Kreu i PD-së Lulzim Basha iu drejtua me një letër, akt i paprecedentë në histori, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë të mos financojnë PPP-të, pasi përdoren për pastrimin e parave.

Në lidhje me rritjen ekonomike, përfaqësuesit e Bankës Botërore gjatë një konference në Tiranë, ulën pritshmëritë dhe për këtë bën fajtor krizën politike.

Fillimisht u parashikua në nivelin e 3.7% rritja ekonomike, më pas u ul në 3.5% dhe tani ka rishikim të rritjes ekonomike në 2.9%. Paqëndrueshmëritë politike shkaktojnë pasiguri në zhvillimin e biznesit. Ka pasur ngadalësim të konsolidimit fiskal, vazhdoni reformat për konsolidim. Vendi duhet të nxis eksportet dhe duhet të zbatojë reformat strukturore” tha përfaqësuesja e Bankës Botërore




Skip to toolbar