Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit

EKONOMI


Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Vendimet në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës;

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli

Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.



Skip to toolbar