Bar West/ Monika puthet me Lulin, Meta me qenin?

AKTUALITET


Politika tejkalon përherë pritshmëritë e publikut, jo vetëm me aktet e saj që vendosin për mirë ose për keq jetën e qytetarëve, por dhe me veprimet individuale të jetës sociale të njerëzve që përfshihen në të. Presidenti Ilir Meta është shndërruar në politikanin, që i ka dhënë më shumë se kushdo material autorëve të memeve në rrjetet sociale. Në fakt, Ilir Meta ka zgjedhur në njëfarë mënyre të jetë vetë aktor në angazhimin në rrjetet sociale.

Pas konferencë për shtyp, ku tregoi një version për zgjidhjen e krizës, duke shpallur dhe ‘zgjedhjet presidenciale’, Ilir Meta e ka marrë me shumë sportitet jetën, duke u bërë tepër aktiv në rrjetet sociale. Megjithëse, të jesh aktiv si politikan në rrjetet sociale nuk ka asgjë të keqe, e bën çdo lider, por për çështje të rëndësishme dhe që lidhen me detyrën. Ndërsa, Presidenti në largim i Shqipërisë, publikon ç`gjen në facebook.

Nga video dhe fotot me rroba plazhi, apo meme ku ai vetë është në fokus, te video me tifozët e Celltic në rrugët e Bosnjes, apo miqësia e re me, një qen, e pas tyre, foto dhe video nga takimet zyrtare, si ajo me Erdogan apo presidentin e Maqedonisë.

Pra, kreu i shtetit, ka kaluar përtej seriozitetit të një lideri, aq më tepër të një Presidenti Republike, që për vetë staturën që ka, seriozitetin duhet ta ketë pikën e parë të sjelljes së tij si përfaqësues i postit të lartë të Kreut të Shtetit. Në krahun tjetër, kryetarja e LSI dhe ai i PD-së, janë bërë gjithashtu pjesë e memeve në rrjetet sociale, ku foto e ditës është ajo e takimit të Kryemadhit me Bashën, pas protestës të së hënës.



Skip to toolbar