Motra e Lubonjës sulmon opozitën: Protestat çmenduri. Monika, përbindësh që rropi popullin

AKTUALITET


Ajtanga Lubonja, e njohur si motra e analistit Fatos Lubonja, (në të vërtetë e ka djalë xhaxhai), i njohur për qëndrimet e tij anti qeverisë Rama dhe pro lëvizjeve dhe protestave të opozitës, ka bërë së fundi një reagim të ashpër ndaj liderëve të PD dhe LSI.

Aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja megjithëse është shfaqur hapur se është kundër qeverisë dhe Ramës, shkruan në facebook se edhe opozita proteston vetëm për karriget e veta dhe se të ndjekësh protestat e tyre është çmenduri. Por më e ashpër Lubonja është treguar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për të cilën ka shkruar se “këta përbindësha rropën popullin” dhe nuk servirin asgjë.


“Është çmenduria më e madhe të ndjekësh këto protesta-karnavale. Ata që venë aty janë njerëz të programuar që ju shërbejnë një kaste që ideal kanë pushtetet e tyre…e nuk duan t’i humbasin!

Dështimin e Shqipërisë e motivon Monika, studio me studio dhe shesheve, ku tallen me këtë popull që e kthyen në tullumbace…që e frynë dhe e shfrynë sa herë duan!

Çfarë mund të na servirin këta përbindësha që e rropën popullin”, shkruan Lubonja e cila është ish e përndjekur nga regjimi komunist.

Një komentues i shkruan se “nuk qenke hiç mirë” por Lubonja i kthehet duke i thënë se: “Kam luftuar e do luftoj sikur dhjetëra si ju të më kundërvihen!

Një ditë Demokracia e pastër do fitojë”, -përfundon Lubonja.

''He po te elektrizon PROTESTA, po therret ''Rama IK''! ''Jo, jo, po shoh ''Erdogrulin'',kam mare shpaten e po luftoj!…

Gepostet von Ajtanga Lubonja am Montag, 8. Juli 2019



Skip to toolbar