Basha akuzon Ramën: Premtoi legalizime, shkatërron pa dëmshpërblim

POLITIKË


Kreu i PD, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin për prishjen e banesave të pa legalizuara, duke e akuzuar se ka premtuar legalizim falas, por që ua ka shkatërruar pa dëmshpërblim. Këtë akuzë, Basha e ka bërë nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ku i është rikthyer thirrjes Rama ik.

“Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxori mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët”, deklaron Basha në reagimin e tij në rrjetet sociale.


Sipas tij, rruga kryesore e cila i shpëton sot shqiptarët, është largimi sa më parë i Ramës nga posti i kryeministrit. Ai ka publikuar edhe një video, që sipas Bashës, fakton premtimet e pambajtura të kryeministrit.

Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. #RamaIk #HajdutiPsiqik #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 30. September 2019



Skip to toolbar