Basha – Berishës: Non-grata shpif, ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit

Më të fundit


Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës lidhur me portin e Durrësit.

Përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, Basha thotë se arsyeja se pse sipas tij Berisha shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarjkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.


“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha. 

Sali Berisha përsëriti akuzat këtë të enjte, se pas projektit të Portit të Durrësit qendrojnë Edi Rama me Lulzim Bashën dhe kunatin e tij, por pa paraqitur asnjë provë apo fakt.




Skip to toolbar