Basha mes qytetarëve në Durrës, reagon Rama: Të rrezikosh jetën për të luajtur një pllakë gramafoni

AKTUALITET


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi pamje ditën e sotme nga një takim i tij me qytetarët në zonën e Kënetës në Durrës.

“Në zonën e Kënetës në Durrës takova qindra qytetarë të rrënuar nga pandemia ekonomike e qeverisë. Si kudo në Shqipëri, edhe këtu RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për këta banorë të goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit. RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi”, shkruan Basha bashkëngjitur postimit.


Nuk vonoi shumë dhe kryeministri Rama reagoi, jo për deklaratën e Bashës nga Këneta, por për grumbullimin e qytetarëve në një kohë kur jemi ende në gjendje të fatkeqësisë natyre nga pandemia.

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”, shkruan Rama.




Skip to toolbar