Basha nxjerr videon që duket si reklamë për Ramën

AKTUALITET


Lulzim Basha publikoi paraditen e të enjtes një video të quajtur “Shqipëria ime”. Kryedemokrati e përshkruan videon me një koment, duke shkruar se “Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë”.

Ndërkohë, video nis me pamje nga Alpet e vendit ku promovohen bukuritë natyrore, si potencial turistik, Kalaja e Petrelës, portrete njerëzisht të rinj e të moshuar që Basha i cilëson si “njerëz punëtor”, ndërsa video mbyllet me një mesazh tjetër të kryedemokratit. Ai shprehet “Shqipëria ime, ka ardhur koha të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke”, thotë Basha video.


Në fakt, ky material duket si spot i fushatës elektorale, ku “Shqipëria ime” ngjan si slogan, ndërsa materiali filmik tregon se si Lulzim Basha dëshiron të bëhet Shqipëria. Ditët e fundit, kryedemokrati është shprehur se PD është gati për të hyrë në zgjedhje në çdo moment që ato do të mbahen.

Por, ky material tregon edhe një ndryshim të kursit të linjës opozitare të opozitës. Nga akuzat për një Shqipëri që rrënohet, vidhet, braktiset, jepet me konçension, pamjet filmike të publikuara nga kreu i PD, tregojnë dhe një Shqipëri ndryshe, ku punohet, jetohet, edukohet.

Pra, një spot sa elektoral po aq dhe zhvlerësues i akuzave të PD. Mjafton të përmendim disa fakte, pasi në disa pamje të videos tregojnë edhe punët e Rilindjes Urbane. Një moment i tillë janë pamjet vendi i quajtur “Ballkoni Panoramik i Vlorës”, nga mund të shohësh qytetin bregdetar dhe Lungomaren e qytetit bregdetar të vendit.

Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë. #Shqiperiaime🇦🇱

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 24. Oktober 2019



Skip to toolbar