Basha udhëzon demokratët të zbresin në zonat e tërmetit: Mos bëni protagonizëm politik

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëzuar strukturat e PD-së dhe ish deputetët e grupit parlamentar që të zbresin në terren dhe të jenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas ngritjes së grupeve të koordinimit për të 6 zonat e prekura më rëndë nga tërmeti, Basha ka kërkuar prej tyre që të takojnë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojnë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa dhe të përpiqen t’u vijnë në ndihmë me çfarë të munden.


Në udhëzimin e kreut të PD-së, vihet re një porosi e pazakontë që është kërkesa e tij për të shmangur protagonizmin dhe daljet publike të koordinatorëve demokratë me qëllimin për t’i vënë të gjitha energjitë në funksion të qytetarëve.

“Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë”, thuhet qartë në udhëzim.




Skip to toolbar