Trumpistët mbështesin Berishën? Kim çon republikanët e senatit në zyrën e Bashës

Më të fundit


Pas takimit me delegacionin e Senatit amerikan, kryuedemorati Lulzim Bash aka zbardhur dy çështjet për të cilat është diskutuar.

“Njëra nga çështjet ishte me demokracinë shqiptare, udhëkryqi që ndodhet aktualisht vendi pas masakrës së 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës në Parlament, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit. Sigurisht përmes  një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen zgjedhjet, nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh ku do të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të fundit.


Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, në veçanti me situatën e provokuar me planin e ringjalljes serbe, përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike amerikane. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe sovranitetin e Kosovës, dhe njohjes reciproke si guri i fundit i stabilitetit të rajonit.

Miqtë  u interesuan dhe përsa i përket procesit të integrimit europian, të cilin e mbështesin plotësisht, dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës” – tha Basha.




Skip to toolbar