Bashkëshortja e Zelenskyt del me thirrje për kombin: Unë nga ukrainasit dua…

BOTA


Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska në një dalje të rrallë televizive, i ka bërë thirrje popullit të saj që asnjëherë të mos e fikin televizorin dhe të informohen mbi agresionin që Rusia po shfaq në ofensivën e saj ushtarake.“Roli im gjatë luftës është ai i ndihmës humanitare, tjetra është sfera e informacionit. Burri im kërkon armë, ndërsa unë kërkoj të mos e fikim televizorin, të mos shikojmë nga ana tjetër”, deklaroi zonja e parë e Ukrainës.

Deklarata e bashkëshortes së Presidentit Volodymyr Zelensky në lidhje me luftën që ka kapluar Ukrainën erdhi teksa ajo morri pjesë në takimet me temë “Gratë në Konflikte”, të organizuara nga Këshilli Evropian.


Zelenska ilustroi disa raste simbolike të grave ukrainase të pushtuara nga lufta dhe që reaguan, duke treguar se ato kanë pothuajse “superfuqi”.

“Shumë gra iu bashkuan ushtrisë pas shpërthimit të luftës dhe gjithnjë e më shumë vendosin të bashkohen. Tani janë 37 mijë gra në ushtri dhe 1000 janë bërë drejtuese toge. Gratë tona kanë zgjedhur të bashkohen në baza vullnetare dhe të luftojnë në të njëjtin nivel me meshkujt”, theksoi ajo.




Skip to toolbar