Baze: Si po përdor Berisha alibinë për vdekjen e PD-së, nga vota e demokratëve

Më të fundit



Atë që Sali Berisha po përpiqet ta maskojë çdo ditë si një lëvizje kundër tradhtisë së Lulzim Bashës, ja lënë zbuluar bashkëpunëtorët e tij, të cilët në të vërtetë po e bëjnë të qartë që është një lëvizje kundër SHBA.

Bujar Nishani pranoi dje në një debat televiziv, se PD është në një konflikt me SHBA nëse zgjedh Berishën kryetar, por këtë do ta zgjidhë anëtarësia.


Pra me pak fjalë, Sali Berisha dhe lëvizja e tij duan të përdorin anëtarësinë e PD, për të justifikuar betejën e Berishës me SHBA.

Ky nuk është fundi i botës, pasi bota është e mbushur me parti anti-amerikane. Problemi është që Berisha ta kërkojë votën kundër SHBA, jo ta maskojë atë si votë kundër Lulzim Bashës.

Kundër Lulzim Bashës një demokrat mund të jetë për qindra arsye, qoftë dhe për faktin që ka qenë i përkëdheluri i Berishës.

Por mashtrimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre si hordhi anti-amerikane, është poshtërimi i fundit që po u bën Sali Berisha.

E gjithë foltorja e Berishës është një përpjekje për të mashtruar demokratët sikur po luftojnë kundër Bashës, por në fakt beteja kundër Bashës ka një date, dhe ajo është data që ai zgjodhi mes Berishës e SHBA.

Ndaj tani Berisha po përpiqet të bëjë gati alibinë e re, pasi ta keqpërdorë PD si repart taliban kundër SHBA, duke ja hedhur përgjegjësinë votës së demokratëve pro tij, kundër SHBA.

Problemi është se pasi të ndodhë dhe t’u dalë rakia e ta kuptojnë çfarë kanë bërë, Berisha do thotë vendosi vota juaj ta pushkatoj PD-në.

Në fakt po vendosin gënjeshtrat e tij për të mbrojtur bythën e tij dhe familjes së tij, duke varrosur PD-në.