BE dënon dhunën e përdorur në Kuvendin e Kosovës

KOSOVA


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar dhunën në seancës e së enjtes në Kuvendin e Kosovës midis deputetëve dhe ministrave të qeverisë. Shefi i Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog shkroi në Twitter se sulmet fizike janë zhgënjyese dhe se Kuvendi nuk është vend ku mund të ushtrohet dhunë.

“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, ka shkruar Szunyog nëpërmjet një postimi në Twitter.


Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra u përfshinë në përleshje fizike. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi ndihmën e policisë.




Skip to toolbar