BE reagon ndaj Brnabiç: Deklaratat fyese kundër frymës së bashkëpunimit

AKTUALITET


“Çdo retorikë fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara”, ka qenë kjo përgjigja e Maja Kocijançiç, zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, në lidhje me deklarata e Kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç për zyrtarët kosovarë.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë, Kocijançiç është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje, pasi është e vetmja rrugë për normalizimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve.


Këto deklarata kanë ardhur direkt pasi Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila u shpreh se në Kosovë, sipas saj, ka zyrtarë shtetërorë “që kanë zbritur nga mali”. Këto deklarata nuk u pritën mirë nga drejtuesit e politikës kosovare dhe të qeverisë, të cilët kanë kërkuar kërkuar dënimin e shefes së qeverisë së Serbisë.

Prsidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar gjithashtu për Radio Evropa e Lirë, duke u shprehur: “Edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi në lidhje me deklaratat e Brnabiç.




Skip to toolbar