“Beleri shqiptar, por është tradhtar”, Koçi: Nuk shpëton Himara nga vjedhja e pronave, duke vjedhur vota

Më të fundit


Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për çështjen e Fredi Belerit.

Socialisti u shpreh se Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, është shqiptar, por është tradhtar, ndër të tjera ai theksoi se Himara nuk shpëton nga vjedhja e pronave duke vjedhur vota.


Ndërsa Skerdjan Dhuli, përfaqësues i PD-së në Himarë, u ndal te Jorgo Goro, ku tha se deklarohet si shtetas grek.

Pjesë nga intervista:

Koçi: Nuk shpëton Himara nga vjedhja e pronave, duke vjedhur vota. Po vodhe vota do vjedhësh edhe më shumë prona, dhe do e bësh këtë në favor të njerëzve që të mbështesin për të vjedhur vota. Nuk luftohet korrupsioni me korrupsion, por me antikorrupsion.

Dhuli: Unë mendoj qe kjo qeveria është qeveria më e korruptuar në Europë

Koçi: Problematikën e pronave unë e njoh, është një problematikë që nuk është vetëm në Himarë. Nëse ka në Shqipëri, një proces që është vërtetë i kompromentuar, është ai i kthimit të pronave. Janë bërë abuzime me 7501, me vendimet e gjykatave, lloj lloj veprimesh. Është bërë një katrahurë me shumë poshtërsi brenda.

Dhuli: Në Dhërmi sot gjen prona me 6 pronarë, me 6 AMTP.

Koçi: Gjyshërit e mi, që shyqyr ishin gjallë në 1991 morën normën me tokë bujqësore. Nuk kemi marrë ne pronat që kemi pasur në Qeparo, i kanë dhunë gjysmën e normës. Sa për një frymë. Në Himarë njerëzit ngatërrojnë termin grekofonë me termin grek. Unë mendoj që Beleri është shqiptar, po është një tradhtar shqiptar, la Progonatin.

Dhuli: Edhe Goro mund të jetë me origjinë shqiptare dhe deklarohet grek, por kur shkuam në census unë e ti u deklaruam shqiptarë, Beleri, Vangjel Tavo dhe Jorgo Goro, u deklaruan grekë, këtu përfundon ky diskutim. Problemi në këtë zonë nuk është raporti si deklarohet popullsia, por prona. Nga Palasa në Kakome nuk më rezulton asnjë ish zyrtar i PD që të dalë grabitës pronash apo me probleme. Nuk krijon tokë kryetari i bashkisë. Sot që flasim e kam me fakte, është mësues quhet Irakli Likoka, ish themelues i PD, i ka grabitur me një firmë Jorgo Goro, 8 hektarë tokë./abcnews.al




Skip to toolbar