Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë fondet për vitin 2023, për partitë, bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.
Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë. Më pas, fondin e dytë më të madh e merr Partia Demokratike, 106.661.181 lekë, ndërsa vendin e tretë e zë Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila përfiton 9.753.567.
Ndërkaq, Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë. Sali Berisha nuk merr fond edhe pse ka disa deputetë në grupimin e tij.
Të premten, do të ndahet një buxhet tjetër 100 milionë lekë të rinj posaçërisht për fushatën zgjedhore.