Berisha kërkon shuarje të masës së sigurisë, avokatët paraqiten në Apelin e GJKKO

Më të fundit


Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka kërkuar përmes avokatëve të tij, shuarjen e masës së sigurisë, detyrim paraqitje. Përfaqësuesit e tij ligjor, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, argumentojnë se vendimi nuk është zbardhur në kohë.

Sipas tyre, për shkak të shkeljes, masa duhej bërë për 48 orë, përndryshe humbet fuqinë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzohet për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.



Skip to toolbar