Këtë të shtunë, 23 maj, demokratët u drejtohen kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për konfirmimin ose jo të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Demokratët do të kenë mundësinë të votojnë deri në mbrëmje në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe. Janë mbi 70 degë dhe mbi 90 qendra votimi për demokratët.
Berisha është kandidat i vetëm për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.Referendumi i 23 majit sipas të përjashtuarve nga gara po bojkotohet. Ervin Salianji deklaron se shumë demokratë po refuzojnë të marrin pjesë në votim, ndërsa të tjerë po shkruajnë emrin e tij në fletën ku kandidat i vetëm është Sali Berisha, duke e bërë votën të pavlefshme.
