Si një lokomotivë me 25 vargonë nga pas, Sali Berisha e Partia Demokratike do te shkojne në zgjedhjet e 11 majit me një koalicion me emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në limitin kohor të afatit, Berisha ia doli me kushtet e veta të fitojë një tjetër aleat, Shpëtim Idrizin e PDIU.
Ky i fundit u dorëzua, dhe pranoi vetëm 1 mandat të sigurt, duke lënë jashtë deputetët Mesila Doda dhe Nusret Avdullai.
Edhe kësaj radhe, ashtu si në 2021, PD ia doli të bëje bashkë në nje listë, grekun Vangjel Dule dhe çamin Shpëtim Idrizi.
Në këtë koalicion, Berisha u fal aleatëve 8 mandate të sigurta, 4 prej te cilave ia dhuroi Ilir Metës, kurse 2 të tjera i ndajnë Mediu me Dukën.
Përvecc aleatëve me te ngushte, Berisha ka menduar edhe për emrat të cilët do të mbushin listën e hapur.
Keta emra janë jo pak të njohur, por personazhe pikante ndër vite të politikës.
Listës i prin demokristiani Nard Ndoka, dhe pas tij konservatori Kujtim Gjuzi. Po dy ballistë në një listë, Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, por dhe legalisti Shpëtim Axhami.
Këtij koalicioni nuk i mungon ambientalisti Sazan Guri, ndërsa ish-deputeti i famshëm për uiskin dhe femrat ne parlament, Kostaq Papa, do të përfaqësojë emigrantët në listë.
Pensionistët, të cilët Berisha i ka patur shumë merak këto muaj, do të kenë përfaqësuesin e tyre origjinal, Selami Jenishehrin me biçikletën e tij.
Për të mos patur ndasi etnike apo racore, Berisha është kujdesur të përfshijë edhe Sterjovskin e maqedonsve apo Rivelino Ccunon e romëve.
Nuk mungojnë as emrat dhe partitë anonime, kurse koalicionin e përmbyllin Sali Shehu me Arian Starovën.
Dhe nga Meta në burg, tek aleanca greko-ccame e Dules dhe Idrizit, shtuar Nard Ndokën me Kujtim Gjuzin, doktori i paraqet alternativën opozitare shqiptarëve, një Aleancë ylber, megjithëse jo aq madhështore.
Qershia përmbi tortë; jashtë ccdo liste të koalicionit ka mbetur Lulzim Basha. i cili kësaj radhe ose duhet të mbajë fjalën e të fitojë zgjedhjet, ose të rrezikoje seriozisht të dalë jashtë nga kuvendi dhe politika./abcnews.al