Kryeministri i Kosovës nuk do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale.
Albin Kurti të marten në të njejten orë kur Gjykata Speciale e urdhëroi për të dhënë intervistë në Prokurorinë Speciale, do të marrë pjesë në një aktivitet të ministries së Arsimit.
Njoftimin ua ka shpërndarë vetë ministria gazetarëve, ku thuhet se kryeministri do të marrë pjesë në nisjen e ndërtimit të një cerdheje të re në Gjilan.
“Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, theksohet në njoftimin e shpërdrë për mediat.
Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër që kryeministri Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore.
Urdhri I gjykatës u lëshua të premten e kaluar, ditën kur Zyra e Kryeministrit kërkoi që Prokuroria Speciale të marrë dëshminë e Kurtit, brenda zyrës së tij në qeveri.