Për juristen Brisida Gjikondi, Sali Berisha nuk e ka aspiruar të fitojë zgjedhjet, dhe për këtë flet gjuha e trupit e tij, sipas saj në daljet për mediat pas procesit të 11 majit.
Në studion e Real Story, Gjikondi tha se plani i tij është të jetë i negociueshëm, të jetë në tavolina, të ketë thjesht një imunitet politik.
“Berisha në asnjë moment nuk ka aspiruar të fitojë zgjedhjet. Zero! Edhe daljet e tij, edhe gjuha e trupit, zëri, ai nuk është aspak I prekur, I nxehur emocional. Plani i tij është të jetë i negociueshëm, të jetë në tavolina. Nuk i bëhet vonë të jetë konstruktiv për Shqipërinë, kërkon vetëm një imunitet politik. Për ndryshimet kushtetuese duhen 94 vota. Nuk i bëhet vonë as për Shqipërinë, as për fatet e Shqipërisë, kërkon vetë të jetë prezent të ketë 50 kamikazë që prap të hedhin molotov. Huqi del me shpirtin, po të kishte dy pare mend, ai nuk bënte atë që ka të bëjë protestë të premten. Pa dalë rezultati ai do bëjë protestë kundër zgjedhjeve. Ne nuk duhet të ambjentohemi me një përbindësh të tillë. Është faji i tij që Rama po bëhet Pasha, kur nuk ka shpresë e kush të përfaqësojë.