Berisha shkel hapur vendimin e GJKKO, fut në shtëpi teknikë të fonisë për fjalimet nga dritarja

AKTUALITET


Sali Berisha në arrest shtëpie po sfidon hapur drejtësinë duke shkelur në mënyrë të përsëritur vendimin e GJJKO e cila ia ka ndaluar të komunikojë me persona që të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton në apartamentin e tij në rrugën Mustafa Matohiti.

Pas kontrollit të bërë nga oficerë të policisë gjyqësore nëse është në banesë, Berisha injoron vendimin tjetër që është dhënë ndaj tij për herë të katërt duke u bërë gati për të mbajtur fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë.


Sikur të mos mjaftonte komunikimi me militantët e fundit që i kanë mbetur, sot pasdite në banesë e ish-kryeministrit kanë hyrë disa teknikë fonie. Siç duket në video ata kanë bërë gati foninë që Berisha të mbajë fjalimin e tretë nga dritarja që kur GJKKO caktoi ndaj tij masë sigurie arrest shtëpie në 30 dhjetor.

Prej disa ditësh, ish-kryeministri del në ballkonin e banesës flet për simpatizantët që mblidhen çdo ditë në orën 17.30 në rrugicën poshtë banesës së tij. E në këtë mënyrë duket se arresti shtëpiak thjesht i ka ‘kursyer’ rrugën drejt sëlisë blu.




Skip to toolbar